BDI vetëm,LR-PDSH targeton komunat perëndimore

Nga partitë shqiptare BDI në bllok hynë me synime në të gjitha komunat shqiptare, duke pasur si përparësi përvojën dhe qeverisjen afatgjate diku me performanca pozitive, kjo sipas asaj që thonë burime nga vetë strukturat e larta partiake. Vetëm në Kërçovë BDI mund të ketë bashkëpunime të hapura me partitë tjera shqiptare, përveç në mëdyshje është mbështetja e Lëvizjes BESA. Po sipas këtyre burimeve, BDI sa ai përket partive tjera mund të ketë bashkëpunim të heshtur me RDK-në e Vesel Memedit dhe në një pjesë e strukturave të UNITEIT të afërta me kryetarin Gëzim Ostreni. Ndërkohë LRPDSH pritet këto ditë të pranojë vendimin për emrin ri partiak nga organet shtetërore, pra të titullohet Aleanca për Shqiptarët para zgjedhjeve lokale, njofton gazeta KOHA. Burime nga kjo parti thonë se nga partitë maqedonase nuk përjashtojnë bashkëpunimin me LSDM për qytetin e Shkupit dhe ndihma t’i kthehet nga kjo parti në rajonin veriperëndimor, nga Vrapçishti e deri në Strugë. Nga ASH po në komunat perëndimore, sidomos në Gostivar dhe Vrapçisht, presin përkrahje në rrethin e dytë nga Lëvizja BESA, të cilës mund t’ia kthejnë në komunat e pjesës veriore, si Çairi, Saraji, Studeniçani, Haraçina dhe Likova. Në raport me BDI-në, nga kjo parti thonë se bashkëpunimi mund të lidhet vetëm nga liderët partiak, edhe atë për rrethin e dytë zgjedhor duke përjashtuar Kërçovën, kjo pasi relacionet si partner qeveritar janë dëmtuar pasi BDI aktualisht po frenon të lëshojë disa nga drejtoritë që i takojnë ASH para zgjedhjeve lokale. Sa i përket Lëvizjes BESA, ende është herët të thuhet nëse në bllok do të përjashton bashkëpunim në rrethin parë me partitë tjera, ndërsa në rrethin e dytë varësisht nga rezultate kjo parti llogarit në votat e LSDM-së, të ASH dhe të PDSH-së. Referuar burimeve partiake, Lëvizja BESA në zgjedhjet lokale hyn me pretendimin reale t’i fitojë ato në mbi 50 % të komunave, ndërsa fitore bindëse që në rrethin e parë e presin në Çair, Saraj, Likovë dhe Tearcë.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...