BDI reagon për gjuhën e urretjes nga tifozët e Vardarit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon gjuhën e urrejtjes si dhe aktet e dhunës së shfaqur dje nga ana e grupit të tifozëve në Shkup pas fitores së klubit të hendbollit “Vardar”, thuhet në reagimin nga selia “blu” e Ali Ahmetit, përcjellë Koha.mk

“BDI nxit organet kompetente që të hetojnë rastin e djeshëm dhe personat që në vazhdimësi përsërisin këtë dukuri të dalin para organeve të drejtësisë. Njëkohësisht, BDI fton qytetarët që të mos bien pre e provokimeve të ulëta nga tifo grupet e ndryshme. Klubet dhe sportistët duhet të reagojnë gjithashtu për ta dënuar dhe për tu distancuar nga dhuna dhe urrejtja, me kërkesë që tifozët në mënyrë sportive të festojnë fitoret e klubeve sportive dhe jo të nxisin urrejtje dhe ndarje në mes bashkësive të ndryshme etnike që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagimin e BDI-së.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...