BDI:Juristët e “TURISTIT”

Të nderuar qytetarë të Komunës së Strugës,
E kuptojmë gjendjen emocionale, panikën dhe frikën e kryetarit të cilit “Turisti” i’a ka marrë dhe vulën dhe kërkon ta arsyetoj veten para opinionit. Ju njoftojmë që të njëjtën gjë do të ketë mundësi ta bëj para organeve kompetente,siç e bëri ish kryeministri apo ministri qe u larguan në zgjedhjet lokale të 2013.
Mos mashtroni veten por nxirrni qytetarëve planin për ndërtimin e kësaj rruge dhe “punësimet” që bëmë në shenjë nga humbjet e zgjedhjeve lokale.
Të nderuar aktivistë të Aleancës mos vraponi pas këtyre mashtruesëve të cilët në prag të fushatës abuzojnë me votat tuaja për interesa dhe punësime të familjarëve të vet.
Pyeteni dhe interesohuni te “Turisti” se kush është punësuar në këto 2-3 ditë të fundit në NEFROLOGJI dhe dhe çerdhet e qytetit, janë pikërisht nipëriat dhe mbesat e funksionarëve të Aleances.
Kurse juve aktivistë ju japin vetëm premtimet për punësim siç kanë bërë vite me radhë.
Qytetarë të nderuar mos u shqetësoni sepse kanë mbetur vetëm 4 ditë ku ne bashkërisht me ju do të ndërtojmë projekte për të gjitha vendbanimet e qytetit të strugës dhe do bëjmë punësime transparente dhe jo punësime familjare dhe nepotizëm.
Më poshtë ju dërgojmë linkun për të vërtetuar dhe ju qytetarë të shikoni në dokumentin zyrtar të komunës se a është paraparë në planprogram ose buxhet të Komunës rruga që asfaltohet gjatë fushatës parazgjedhore.

http://www.struga.gov.mk/images/dokumente/Buxheti-%20Budget%202013-%202017/buxhet%202017.pdf
http://www.struga.gov.mk/images/dokumente/INFORMATA%20ME%20KARAKTER%20PUBLIK%20AL.pdfStrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...