BDI,me kete opozite edhe shume gjate ne pushtet

 

Urim SALIHU

Nuk ekziston pergjegjesia personale , prandaj politikanet ne Maqedoni humbin ose fitojne ,nuk ofrojne doreheqje.Jeta e tyre politike zgjate gjate dhe nen britmat pa ze dhe me forcen e pakte flasin per kauza te medha shqiptare .

Ata terhiqen si nje camcakez qe nuk keputet lehte.Imponohen ne skenen politike dhe aty mbesin gjate duke perfeksionuar menyren e vetembrojtjes te tipit : fajtoret jane gjetke.StrugaLajmStrugaLajm

Vijne ne skenen politike mos u ngjajne paraardhesve dhe behen si ata .

Humbin zgjedhjet dhe domosdoshmerisht duhet te ngelin ne kreun e partise qofte edhe pa e kuptuar se kane mbetur grimca partishe qe kontrollojne nje ” harte te vogel” elektorale .StrugaLajm

Me kaq pak deputete dhe kaq pak peshe dhe akoma me keq nen hipoteka .si mund te rrezojne nje qeveri qofte kur kjo e fundit duhet te bie sa me shpejte.

Dhe ne fund si nje rregull i pashkruar: Po humbe ne Maqedoni, nuk fiton me dot.Po mbete ne opozite te piu e zeza .Do perpelitesh per te mbijetuar politikisht duke genjyer militantet per te siguruar mbijetesen personale politike por fitoren as ne enderr se sheh me.
Kjo do ti ndodhe nje dite edhe BDI-se kur ta humb pushtetin , sepse do tretet politikisht si gjithe te tjerat por per momentin derisa sheh opozite fraksionesh gjumin e ben te rehatshem.

Krejt ne fund, nese nuk fiton, bej gati valixhet dhe braktise politiken.Humbja nuk justifikohet si fitore spektakolare prandaj opozitat ne Maqedoni nuk mbijetojne dot.

In : Aktuale

Loading...
loading...