BDI:TURISTI DHE MJERIMI

Të dashur qytetar të Komunës së Strugës,

Turisti i Komunës së Strugës i cili asnjëherë nuk i është kujtuar që të vizitoj vendbanimet e Strugës dhe ka ardhur kohë pas kohe në qytetin e tij, sot nënvlerëson qytetarët e Strugës duke u “shitur” si patriot, apo si një njeri i cili “ka në dorë kauzën kombëtare. Ky person dy ditë para zgjedhjeve dëshiron “t’i blejë” votat e shqiptarëve me asfaltim, me kanalizime, e me punësime falco dhe me premtime që para 4 vitesh i bëri dhe nuk i realizoj.
Të nderuar qytetar të Komunës së Strugës, mos i besoni këtij mashtruesi i cili ka vetëm një ëndërr të ngeli në Komunën e Strugës me qëllim që të abuzoj dhe të përfitoj personalisht dhe për klanin e tij të ngushtë, nuk kursen mjete për të realizuar këtët qëllim.
T’ju njoftojmë që vetëm ditët e fundit janë punësuar mbi 10 persona në institucionet komunale në Strugë, të cilët janë punësime ilegale, jashtëligjore dhe në kundërshtim me Kodin Zgjedhor të R.së Maqedonisë dhe pavarësisht se ka bërë punësime, janë përsëri familjar të ngushtë të tij. Pra, vazhdon të zgjerohet “pema”, janë njerëz të tij të cilët janë në relacion familjar si mbesa dhe nipër të tij.
Në vazhdim po ju postojmë edhe emrat e tyre.(BDI-Strugë)

In : Aktuale

Loading...
loading...