Bekim Adili :Mos e quani nesër Albinin tradhtar si Tsiprasin grekët!

Bekim Adili


StrugaLajm

Për “Qeveri të Dialogut”,u cilësuan zgjedhjet në Kosovë,të cilat prodhuan Kryeministrin e ri,por të pasprovuar në beteja institucionale.Fronin e kërkuar për gati dy dekada e rrëmbeu “rrebeli opozitar” Albin Kurti,i cili bazuar në veprimtarin e tij politike,
pritshmërit janë të mëdha për NDRYSHIM,por që patarica e bashkëqeverisjes që pritet të jetë LDK,do ti vështirësoj vendimarrjen autonome edhe në qeverisjen e brendshme,e nga ana tjetër përballja me interesat e gjeopolitikës,do të jetë tepër sfiduese për Albinin në politikën e jashtme e cila lidhet kryekëput me Sërbinë.Dëshmi të cilat Albinin e kanë zpraps duke hequr dorë në vokabularin politik nga kërkesat që lidhen me emërtimin e subjektit të tij,pra nga “VETËVENDOSJE”.
Andaj thirrja ime vëllazërore,
bazuar në euforin e krijuar është KUJDES,që në munges të njohjes së konjukturave të jashtme,të nesërmen mos ta etiketojm Albinin si tradhtar.Sepse ai do ta ketë tepër të vështir të realizojë premtimet e dhëna vite me radh,mes të cilave më madhore janë:StrugaLajm

  • Që në Mitrovicën e Veriut do të shtrihet funksionimi shtetit të Kosovës në çdo pore të jetës.
  • Që nuk betohet përpara himnit dhe flamurit të Kosovës.
  • Që në qeverisje nuk merr përfaqësues nga listat sërbe.
  • Që do të shfuqizojë nenin 1.3 të kushtetutës dhe do të organizojë referendum për bashkimin me Shqipërin.
  • Që Sërbia pa kërkuar falje,pa paguar dëmpërblimin e luftës,
    pa këthyer të humburit,pa njohur targat e mallrat e Kosovës,nuk do ketë fillim bisedimesh për marrëveshje,janë disa nga premtimet të cilat pothuajse të pamundura për ti realizuar në tërsin e tyre.Sepse në diplomaci nëse dëshiron të negociosh për të arritur marrëveshje,do të thotë duhet të jesh i gatshëm që një ndryshim kursi ta realizosh.Shembullin më të freskët kemi të ish Kryeministrit të Greqisë Aleksis Tsipras,i konsideruar nga analist të huaj si një populist,të cilin Europa dhe Amerika e “zbutën”,duke fituar respektin e tyre,por duke humbur atë të njerëzve të tij.Sikurse në këtë rast Albinit i imponohet që mes pushtetit për të ndërtuar shtet,të heq dorë nga premtime të cilat bien ndesh me strategjin e partnerëve tanë euro-atlantik.Një parti opozitare mund t’i japë zë aspiratave,të ushqej ëndrra bazuar në ideale mbi të cilat të bëjë premtime,por duhet kujtuar se sa më shumë ëndrrimtare të jenë premtimet,po aq të mëdhaja janë sfidat me të cilat duhet të përballet në realitet.Pra një parti në qeverisje nuk mund të vijojë të qëndrojë në një botë imagjinare kur është në pushtet.Andaj dhe
    vështirësit,veçanërisht në planin e jashtëm nuk do të jenë aspak të lehta për Albinin dhe rrjedhimisht pritshmërit e qytetarëve nuk duhet të kalojn në dëshprim të thell,sikurse na ka ndodhur ngjashëm nga mungesa e njohjes së rrjedhave të politikës globale,e si pasoj e mos dijes,më pas i etiketojm lideret tanë si tradhtar.
    Një mentalitet tipik ballkanik.Fenomen me të cilin u përball ish Kryeministri grek Tsipras,ku në pamundësi për të mbajtur premtimet,ai u detyrua që mbështetjen monetare mos ta kërkoj në Moskë por në Berlin.Që Greqia të vazhdoj të jetë pjesë e BE-së,e jo sikurse ai premtoj largimin e saj nga familja europiane duke synuar ti krijoj një izolim Gjermanisë në eurozon.Që të qëndroj në NATO dhe mos aludoj në aleanca tjera.Apo së fundi tërheqa nga mos pranimi Maqedonisë dhe realizimi marrëveshjes për emrin,para syve të qytetarëve grek nga “patrioti madh”,Tsiprasi jo vetëm që humbi zgjedhjet por u etiketua si tradhtari interesave helene.Sa disa nga mediat e atjeshme aludonin në faktin se Tsipras na qenka me origjin çame.Pra me Albin Kurtin,Kosova merr përsipër të shkelë një rrugë të panjohur,
    situat e cila ndoshta i përshtatet Brukselit dhe Uashingtonit,që duke bërë pjesë të politikës radikalizmin vendor,
    patur parasysh faktin se është e vështirë të ruash staturën e opozitarit kur vjen në pushtet edhe arritjen e qëllimeve vendet e fuqishme përmes kësaj mënyre i realizojnë ndoshta më së lehiti.
    Sepse në diplomaci kërkohet detyrimisht kompromis për të arritur marrëveshje,ashtu sikurse ishte porosia e hapur e të dërguarit të Presidentit Tramp për Kosovën,diplomatit Richard ku gjatë takimit që realizojë me Albinin në Prishtinë,para mediave kërkoj shkurt,qart,gati në formë urdhërore se:”SHBA-të së shpejti duan marrëveshje mes Kosovës dhe Sërbisë”.
    Sidoqoft,qytetarët e Kosovës dhanë një mesazh të qartë.Ato kërkuan ndryshim përmes të cilit Lëvizjes Vetëvendosje dhe Liderit të saj Albin Kurti,që krijoj profilin e tij jashtë çdo subjekti politik,një prodhim qind përqind i ri e autonom,i dhanë mundësi që Kosovën ta bëjë shtet funksional për qytetarët
    e jo për politikanët sikundër vetë ka trumbetuar Albini.Pra VV-së i është dhënë mundësia të dëshmojë se çka atë në të vërtet e dallon nga subjektet
    e tjera.Mbi të gjitha Albini ka shans të mbahet mend si një Kryeministër indershëm në qeverisjen vendore,
    ashtu si që thotë ai, duke e shëndrruar veten në një kryesherbetor për qytetarët e Kosovës,e jo si një padron sikurse ka qenë sjellja e deri sotme nga udhëheqësit tanë.
    Ku besimin e tyre ta këthej në forc që i jep pushteti,përmes të cilës të ndërtoj një shtet modern me arsim cilësor,shërbim shëndetësor,me gjyqësi ku do të vendoset drejtësia e ku aferat korruptive të këthehen në qeverisje me ndershmëri.Një shtet i cili të shërbej si model për vendet e tjera të Ballkanit,e me të cilin të krenohen shqiptarët!
In : Aktuale

Loading...
loading...