Berisha ka një pyetje për Ali Ahmetin dhe Zaevit


Ejup Berisha
Për zbatimin e Vetingut nevoitet bazë adekuate ligjore a e kemi ne këtë Z.Zaev dhe Z.Ahmeti ?.
Pse Fshesën e zëvendësuan me Veting, apo pse aktorët politik qeveritar i zëvendësuan jo vetëmse emërtimet por edhe aktet, për çfar arsyesh një qështje shumë të qëlluar, reale dhe e domosdoshme siç ishte paralajmërimi i Kryeministrit Zoran Zaev për përdorimin e fshesës e shëndrruan në gatishmëri për të zbatuar Veting. Nuk e kuptoj se pse e gjithë kjo lojë e përcjellë me manovra dhe intriga politike . Nëse në Maqedoni duan të bëjnë diçka të mençur dhe të duhur politikanët e pushtetit duhet ti marrrin fshesat në duart e tyre dhe duhet që ti pastrojnë me të madhe dhe sa më shpejtë zyrat bashk me ambientet e tjera punuese të Qeverisë dhe të institucioneve të tjera shtetërore dhe publike nga njerëz joserioz, tendencioz, të paaftë, përtac, të paedukuar dhe paditur. Kjo nismë e pastrimit të radhëve të Qeverisë dhe të institucioneve publike dhe shtetërore shumë me të drejtë nga Kryeministri Zoran Zaev u quajt Fshesa dhe ashtu edhe është dashur që të mbetet, ndërsa i pari i Qeverisë në asnjë moment nuk është dashur të zbrapset nga ideja e tij si pasojë e imponimeve dhe shantazheve të partnerëve të koalicionit qeveritar. Pra pse kalkulohet padrejtësisht me terme dhe emërtime në aspekt formal kur është koha që të flitet për çështje të domosdoshme konkrete dhe praktike jetësore. Sipas meje Partitë mund ta zbatojnë vetëmse akcionin e pastrimit por nuk mund ta inicojnë konceptojnë e aq më pak ta zbatojnë vetë Veting. Edhe njëher pra do të përsëris Vetingun nuk mund ta inicojnë ta ideojnë dh zbatojnë Partitë në pushtet, kjo është shumë e pakuptimtë. Përfaqsuesit e këtyre subjekteve politike të cilat edhe vet mund të jenë lëndë vetingu nuk mund të zbatojnë veting. Pra Vetingun duhet ta inicojnë e ideojnë dhe zbatojnë institucione profesionale dhe të pavarura prej politikës dhe Partive politike e jo vetë këto subjekte politike ta zbatojnë një gjë të tillë. Pra ato kategori funkcionerësh të cilët u përmendën më lartë nga unë duhet të përfshihen sa më shpejtë në akcionin fshesa dhe të fluturojnë nga institucionet. Këtë gjë mund ta bëjnë Partitë politike me ata funkcionar të cilët i kanë propozuar emëruar apo dhe rekrutuar vetë nga radhët e tyre Ndërsa procesi i Vetingut apo aktiviteti i inspektimit, i kontrollimit apo dhe i verifikimit të personaliteteve nëpër institucione shtetërore dhe publike duhet ti përfshijë të gjithë funkcionerët shtetëror dhe publik pa përjashtime, Pra vetingun duhet ta inicojnë e ideojnë dhe zbatojnë institucione profesionale dhe të pavarura ndërsa Vetingu nuk mund të zbatohet me shpejtësi siç po duan ta zbatojnë disa Parti politike por edhe pa pasur ndojnë bazë adekuate ligjore. Pra për ta zbatuar vetingun nevoitet bazë ligjore ndërsa çdo gjë që bëhet jashta kësaj baze juridike do të jetë veprim kundërligjor. Ne me sa di unë nuk e kemi bazën adekuate dhe të domosdoshme ligjore për të zbatuar Vetingun nëse e krijojnë do të jetë në rregull
Çfar është Vettingu

Vetingu ësht procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrimeve dhe obligimeve të tyre Kushtetuese e ligjore, Në këtë mënyrë duhet që të rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore dhe publike. Procesi i vetingut, si rregull, duhet të zbatohet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i vetingut mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e vetingut. Zotërinjë politikan ju lutemi mos u ngutni sese një fjalë popullore thotë Kush ngutet bëhet pa lar

In : Aktuale

Loading...
loading...