Berisha: Kush të ka faj o Ali Ahmeti

Ejup BerishaStrugaLajmStrugaLajm


Z.Ali Ahmeti nëse keni dështuar ju dhe BDI në politikë fajin nuk ua ka populli shqiptar
Pse o Ali Ahmeti ti dhe partiaj yte mendoni se populli shqiptar është i verbër dhe jo intelegjent dhe nuk e di se çfar ka bërë BDI gjatë këtyre 17 viteve që ka qenë në pushtet. Pse në çdo mundësi që u jepet e nënçmoni dhe e poshtëroni popullin shqiptar në Republikën Veriore të Maqedonisë se kuptoj këtë gjë. StrugaLajm

Ndërsa po ky popull ju bëri njerëz të gjithë juve që erdhët nga vendet jashtme dhe ju dha pushtet. I tërë populli shqiptar nuk është pjesë e shërbimeve sekrete që jau ka inat juve udhëheqësve të BDI-së, kjo është akuzë e tërtepuar nga ana e juaj Z.Ahmeti .Shumica e tyre që ankohen për keq-qeverisjen tuaj në pushtet janë njerëz të ndershëm dhe familjar të moralshëm që kanë pritur më shumë nga angazhimi juaj në politikë por që ju i keni dëshpruar me sjelljet e juaja të papërgjegjshme dhe të pandërgjegjshme në pushtet sepse ua keni prishur jetën. Kush mendoni se i ka fajet se pse ju nuk i keni kryer punët sa duhet dhe si duhet gjatë qëndrimit tuaj të reahatshëm në pushtet. Nuk jau ka ndje për asgjë ne ju kemi përcjellur Z.Ahmeti ani pse si masë apo si popull ne juve u jemi dukur të papjekur dhe të paaftë mentalisht dhe intelektualisht por ne zotni kemi sy,tru me të cilat shohim dhe logjikojmë si dhe e gjejmë ose nuk e gjejmë arsyeshmërinë e veprimeve të gjithkujt por edhe të veprimeve dhe sjelljeve tuaja në politikë. Nuk po e përmend pushtetin se pozicionet në politikën e RVM-së janë irelevante. Pra këtu te ne është irelevante athua formalisht a je në pushtet apo në opozitë sepse të gjithë strukturat politike janë pjesë e pushtetit apo bashkpunojnë ngusht me pushtetin pra këtu dallime në këtë drejtim nuk ka. Të gjithë ju pozitë dhe opozitë bashkpunoni ngusht mes vete në luftën tuaj kundër kujt kundër qytetarëve të këtij shteti. Punët Ali Ahmeti nuk janë bërë si duhet dhe sa duhet prandaj vijnë vërejtjet dhe kritikat e popullit ndaj politikës tuaj të dështuar në këto troje. Kur ska rezultate të knaqshme smund të ketë as lëvdrata. Ndërsa juve ju nevoiten vetëmse lavdratat. Ju keni të drejtë vetëmse në një gjë kur flitni dhe e akuzoni popullin shqiptar në RVM e ajo është se ai nuk i sheh rezultatet që i ka pritur dhe që ju ia keni premtuar këtij populli. Ska rezultate të knaqshme fatkeqsisht.Po të kishte ky popull do ti shihte dhe do ti vlersonte pra ne nuk jemi nihilist apo mohues i gjërave të mira nuk po themë të bukura sepse në politikë nuk ka gjëra të bukura të paktën jo në politikat e politikanëve të Ballkanit të cilët u bëjnë përher keq qytetarëve. Bëhuni realist pranoni dështimet pranoni përgjegjsinë për mos-zbatimin e premtimeve zgjedhore gjat disa cikleve zgjedhore pra është burrërore ta pranosh dështimin dhe të marrësh përgjegjsinë për të po jo ta sulmoni popullin për dështimet tuaja në politikë. Ju keni marrë përgjegjsinë ta udhëheqni popullin e ky i fundit nuk ju ka udhëhequr juve. Z.Ahmeti ju lutem merreni veten me të mirë dhe pajtohuni me realitetin se nuk deshët të bënit gjëra të mira dhe të duhura për qytetarët por u përqëndruat dhe u angazhuat që të bëni gjëra të bukura dhe shumë të mrekullueshme vetëmse për veten tuaj. Fajin nuk ua ka populli por faji është fëmijë legjitim i juaji pra e mbajshi me shëndet.

In : Aktuale

Loading...
loading...