Berisha:A.A është lideri im aktual

Ejup Berisha

Athua të gjithë liderët politik shqiptar në RM janë vëllezër binjak siamezë

A.A është lideri im aktual. Po po më dëgjoni mire dhe drejtë se nuk po bëj shaka pra ky është lideri im jo i tashëm por ja gati 17 vite.Por ky nuk është i vetmi lider këtu, para tij ne kishim edhe shumë lider të tjerë. E kamë përshtypjen apo më duket se syte dhe veshët e liderit të tashëm më përcjellin ngado që të sillem dhe kudo që të shkoj unë. StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm

Lideri A.A apo më konkretisht anëtarët dhe veprimtarët e partisë së tij e bëjnë përcjelljen time tërë kohës dhe në fund të çdo procesi vëzhgues këta e marrin notesin dhe ia shkruajnë liderit të tyre të gjitha gjërat të cilat i bëj un gjat periudhës 24 orëshe.Një lider i mirfillt përkujdeset tërë kohës për qytetarët apo të varurit e vet. Për këtë arsye unë nuk mund të qahem sepse edhe perendia mund të më vret nëse qahem Pra A. A si lider i imi tërë kohës përkujdeset se çfar të ha unë pastaj çfar të pi, më tej çfar të mbath, sa të lexoj, sa të punoj sa të flas, me kë të takohem e me kë të mos takohem, sa të pushoj dhe në fund sa kohë të fle. Fal A.A-së dhe partisë së tij unë tërë kohës jam në gjumë sepse këta nuk duan të më shohin të zgjuar. Parulla e A.A-së dhe e parties së tij sa më përket mua është E…i i mire është vetëm E…i që fle në gjumë sepse po qe i zgjuar ky njeri është i padurueshëm dhe i rrezikshëm . Kjo i ngjanë asaj parullës maqedonase e cila thotë se Citoj Shqiptar i mire është vetëm shqiptari i vdekur Prandaj këta mundohen të më mbajnë në gjumë mua gjatë tërë kohës. Edhe A. Xh ishte lideri i imi para A. A-së. Por për dallim prej të gjithë liderëve tjerë ky ishte shumë më intelegjent e më i zgjuar dhe intelektualisht shumë më i ngritur. Gjithashtu ky dallonte prej liderëve të tjerë të mi të më parshëm dhe të më vonshëm sepse ky kishte teori koncepte, ide dhe botkuptime të tija politike të cilat i prezentonte dhe i sçaronte me shumë mençuri dhe zgjuarsi në opinion. Edhe ky nuk ndenji i qetë në raport me mua. Sepse edhe këtij i dukesha tip shumë i rrezikshëm . Prandaj nuk munguan metodat dhe teknikat e përcjelljes- vëzhgimit edhe nga ana e tij. Të cilat ishin të ngjashme si ato që po i përdor lideri im aktual dhe liderët e tjerë të mëhershëm. Si duket trimëria dhe guximi i të gjithë liderëve tanë politik fillonte dhe përfundonte duke u marrë me mua. Apo jo vetëm me mua por edhe me të gjithë njerëzit e tjerë të rëndomtë dhe të dobët. Kësaj në gjuhën popullore i thonë hidhërohet në gomarin dhe merr hak te samari. Lider tjetër para A.Xh-së ishte edhe A.A…i, i cili nuk dalloi për nga çasja ndaj meje dhe për nga metodat dhe veprimet e pasardhësve të tij.Ky në fakt i nisi ato e që më vonë i trashëguan edhe liderët e mi pasardhës të tij. Lider i pare i imi dhe I të gjithë neve ishte N H. Ky ishte njeriu që e morri guximin që ta udhëheq partinë e pare shqiptare në Maqedoninë paskomuniste, atëher kur askuj nuk ja mbante ta bëj një gjë të tillë. Edhe pse ky vend vazhdoi të frymoj në mënyrë dhe me metoda komuniste edhe pas shpalljes së sistemit pluralist i cili si duket vetëm formalisht e zëvendësoi sistemin monist- socialist te ne . N.H si duket disa e përdorën më falni për shprehjen. Si mish për top apo si dele për të shkelur ai në mina me qëllim që mos ta pësojnë vet ata. Meqë nuk e dinin se si do të ishte reagimi i pales maqedone ndaj nismës për themelimin e një partie shqiptare menjëher pas ndryshimit kozmetik të sistemit monist me atë kinse pluralist këtu te ne. Pra e shihni se metodat dhe mënyrat e veprimit të të gjithë liderëve tanë ndaj të gjithë neve nuk kanë dalluar aq shumë prandaj unë e marr guximin që të pyes se mos vallë të gjithë liderët shqiptar këtu në RM-janë vëllezër binjak siamezë.


Loading...
loading...