Besa është kodi i nderit për kombin shqiptar

Skënder Karaçica

Filmi dokumentar,,Besa,,-(The Promise)me regji të Rachel Goshins është një projekt disavjeqar i drejtuar nga fotografi amerikano-hebroik Norman H.Greshman,që në vete përthekon orët e kujtesës historike në kohën e pranisë dhe të shpëtimit të refugjatëve hebrenjë në Shqipëri dhe Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Muzeumi Holokaust në (Skokie)të Çikagos sot kishte hapur dyert për të pritur filmin dokumentar,,Besa,,-(The Promise)dhe për të parë nga afër kujtesën historike se si shqiptarët e tre besimeve fetare(muslimanë,katalokë dhe ortodoksë)kishin dhënë besën për të pranuar dhe shpëtuar refugjatët hebrenjë që kishin ardhur në Shqipëri dhe Kosovë nga vendet e Evropës në flakët e luftës nga Nazi-fashizimi dhe aleatët në kërkim të shfarosjes së tyre deri në substancë.

Për të parë filmin ,,Besa,,-(The Promise)kishin ardhur një numër i madh i qytetarëve hebrenjë,amerikanë dhe shqiptarë si dhe përfaqësuesit e SHSHA-së Mahmut Skenderi,Skënder Karaçica dhe Nazim Alimi që për bibliotekën e këtij muzeu dorëzuan dy publikime shkencore të përkthyera në gjuhën angleze,,Shqiptarët dhe Hebrejtë,,(Studim Monografik)të prof.dr.Shaban Sinani të botuar në Tiranë si dhe Librin e Arkivit të Shtetit të Kosovës,,Krimet serbe në Kosovë (1998-1999)të prof.dr.Jusuf Osmani të botuar në Prishtinë.Këto botime i mirëpriti Drejtoresha e Programit Publik Lilliana Polus Gerstner.

Ndërkaq, në këtë manifestim kulturor për orët e kujtesës historike për dy popujt shqiptaro-hebrejëmorën pjesë udhëheqja e OGSHA-së Lirie Mehmeti,Ria Ismajli dhe Arjana Jaupi që të dyja këto organizata shqiptaro-amerikane në Çikago ishin pjesë e organizimit të këtij programi për kohën kur shqiptarët shpëtuan hebrenjtë nga dora vrastare Nazi-fashiste të kohës.

Kur filloi shfaqja e filmit,,Besa,,-(The Promise)në sallë u krijua një heshtje e thellë dhe të gjithë me vëmendje përcillnin personazhet shqiptare në Tiranë dhe ato hebreje në Amerikë dhe Izrael.

Filmit i kishte dhënë dritën për të afruar të dhënat historike për shqiptarët dhe hebrejtë bashkë në Tiranë dhe Shkodër,fotografi amerikano-hebroeik Norman H.Greshman,i cili edhe vetë kishte përjetuar orët e Holokaustit ai përmes aparatit të tij dhe xhirimeve me syrin e kamerës,përthekoj kohën kur hebrenjtë erdhën në Shqipëri dhe përmes kodit të besës shqiptare ata u strehuan dhe u bënë anëtarë të familjeve shqiptare,duke mos rënë në duart vrastare të ushtrisë Nazi-fashiste.Në këtë kohë shpëtuan 2.000 hebrejë gjatë orëve të Holokaustit.

Besa është një prej virtyteve të kombit shqiptar,kishte veneruar në rrugëtimin e tij në Amerikë,Shqipëri dhe Izrael,fotografi amerikano-hebreik Norman Greshman.Ky fotograf me temën e tij bosht ,,Code of Honor,,kishte nisur mesazhin e tij për kombin shqiptar si i vetmi komb në botë që u dolën në mbrojtje hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.Fotografitë e tij me personazhe shqiptaro-hebroike kishin udhëtuar në Kongresin Amerikan në Uashington,Shqipëri,Bruksel dhe Prishtinë.

Për 90 minuta sa zgjati filmi,,Besa,,-(The Promise)pika më kulmore ishte rrëfimi i Rexhep Hoxhës nga Tirana,ku babai i tij para se vdiste i pati lënë amanet tre librat e shkruara në gjuhën hebreike të dërgonte Aronit në Tel Aviv pas gjashtëdhjetë vjetësh të ruajtura mirë nga regjimi komunist.Kulmi i ngjarjes historike ishte se si u takuan dy familjet në Tel Aviv dhe kthimi i kujtesës në kohën kur nëna shqiptare e kishte rritur Aronin tashti burrë i moshuar dhe,saherë që niste rrëfimin e tij për kohën e jetës e të rritës në Shqipëri,lotët ia ndalnin bisedën e tij.

Tre librat amanet nga Tirana dorëzohen në Tel Aviv dhe Rexhep Hoxha dhe Aroni pas kaq vitesh e bëjnë kulmin e ngjarjes për flmin,,Besa,,-(The Premise)që u përcoll me vëmendje dhe lot nga të pranishmit në sallë.Pas shfaqjes së filmit në sallë u organizua debat i lirë për mesazhin e filmit dokumentar dhe për shpirtin human me kodin e traditës shekullore të besës për kombin shqiptar,ata i duartrokitën Shqipërisë dhe Kosovës.

Në fund po theksojmë se SHSHA në bashkëpunim me bordin udhëheqës të Muzeut Holokaust në (Skokie)në Çikago,së shpejti do të vendoset Pllaka Përkujtimore me mbishkrimin:Prania dhe shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore Shqipëri-Kosovë.