Besa me propozim:Kandidat konsensual që Struga të mbetet e shqiptarëve

Duke marrë parasysh situatën e deritanishme politike të përgatitjeve për zgjedhjet lokale më datë 15 tetor, opinion e përgjithshëm të shqiptarëve, nxitja e debateve të kota që tërheqin vëmendjen nga temat konkrete dhe dështimet për realizimin e premtimeve të dhëna: largimi i deponisë, rregullimi i kanalizimeve, rregullimi ujësjellësit, etj.; këto problematika dukshëm kanë qenë kohën e fundit në qytetin e Strugës dhe është e pakuptimtë që të ketë ndryshime të pushtetit lokal përderisa qytetari nuk shikon alternativë serioze, andaj Lëvizja BESA – Strugë analizoj hollësisht kandidaturën e propozuar nga dega Labunisht dhe e pamë të arsyeshme sëbashku dhe të nevojshme, duke iu larguar edhe rrezikut që Komuna e Strugës të mos humbet dhe që të bëhet pjesë e partive politike maqedone vendosëm të propozojmë idenë dhe të mbështesim një kandidat konsensual për kreun e komunës, që Komuna e Strugës të mbetet sërish e jona (e shqiptarëve). Pra, u bëjmë thirrje partive politike shqiptare që të bëhemi bashkë, të zgjedhim një kandidat të përbashkët dhe të arsyeshëm për të gjithë qytetarët.

Kandidati konsensual për të përfaqësuar të gjithë duhet të jetë apolitik, profesionist, i pastër para ligjit dhe jo i korruptuar ose ndonjë shkelje penale, ndërsa të ketë prioritet zhvillimin e qytetit, shërbimet turistike, zhvillimin ekonomik (investime për gjeneratat e reja) dhe shumë projekte fitimprurëse në dobi të qytetarëve dhe qytetit në tërësi.

Shpresojmë në përgjigje pozitive të partive politike shqiptare, nëse për to Struga është primare dhe jo interesat personale!StrugaLajmStrugaLajm

Lëvizja BESA – Strugë
Lëvizja BESA – LabunishtStrugaLajm

16 gusht 2017

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...