Besa reagon:LRPDSH-ja merakli i “homoseksualitetit” të xha Brankos nuk di çka flet!

LRPDSH-ja merakli i “homoseksualitetit” të xha Brankos nuk di çka flet!

Na vjen keq që LRPDSH nuk u mundua ta arsyetojë veten nga përgjegjësia që ka dhe gabimet e njëpasnjëshme që i bën çdo ditë, dështimet si në komunë ashtu edhe në institucione tjera nuk mundi ti mbuloj me shpifjet pa argumente.

Ju akuzoni për “pobratimllëk”, të cilët katër vite jeni në të njëjtin shtrat me to, natë e ditë bërtisnit VMRO, derisa erdhi LSDM-ja, e cila ju bëri një joshje klasike të pushtetit, ku edhe para disa ditësh nga kjo joshje ndërruat edhe drejtorët e tyre të shkollave.

Mos shkojmë më larg, ju jeni edhe përkrahës të “homoseksualëve” ashtu siç keni pranuar të rrini me Xha Brankon në pushtet, ashtu siç ju orienton BDI, ajo BDI që ju shanit dhe vrau mijëra shqiptarë, ajo BDI që ju akuzonit për ndalesë të buxhetit në komunë, ajo BDI që 15 vjet ishte në pushtet me VMRO bashkë me ju.

Akuzoni ju që e rrihnit gjoksin dhe kokën lartë në qytet sepse jua kan rrahur kryetarin. A e din kryetari juaj këtë gjë se sa krenar ishit ju sepse mendonit rrahja e tij do jua shtonte pushtetin. A nuk është mjerim kjo sjellje e juaj!

Akuzoni ju që shitët pronën e Praqua, edhe atë te familjarët e drejtorëve aktual, me arsyetimin se fajin e kanë përmbaruesit, ato përmbarues që ju i keni ndihmuar, dhe tanimë rrini me qira në objektin e këtij institucioni.

Akuzoni ju që çdo vit në fshatrat e Strugës por edhe në qytet nuk ka uj të pijshëm, kurse jemi të rrethuar nga gjithë anët me uj.

Akuzoni ju që nuk kishit kapacitet të pastronit rrugët gjatë dimrit, ku ne dhe kurbetçarët e dijnë shumë mirë se si i bllokuat ato me ditë të tëra brenda në shtëpitë e tyre.

Akuzoni ju që nuk jeni në gjendje një liqeni ti siguroni “shpëtimtar” të zotë për turistët që mbyten çdo sezonë.

Akuzoni ju që për pak pushtet harruat edhe Deklaratën e përbashkët Shqiptare, dhe këtë tradhëti nuk do jua falim ne dhe as elektorati shqiptar.

Akuzoni ju që pranuat të jeni në pushtet me BDI dhe LSDM, edhe pse më herët gënjyet popullin se pa e vënduar gjuhën shqipe nuk do jeni në pjesë e qeverisë. Sot ju e gëzoni këtë.

Në fund të fundit, çka është turpi për ju! Pasi që atë e keni ngrënë bashkë me tenderat 1.5 milionshe vetëm në vitin 2015 (e-nabavki), qarku rrethor që kushton 250 mijë euro e cila ka vlerë reale jo më shumë se 10 mijë euro, përgatitje e vitit të ri 50 mijë euro, e shumë mashtrime të tjera vite me rradhë.

Po jua kujtoj këto fjalë të kryetarit tuaj Ziadin Sela: “Une nuk u gjakosa që të bëhem funksioner apo Zaevi kryeministër. Nuk u gjakosa që të marr një ministri apo disa drejtori.”

Sot Zaev u bë kryeministër dhe ju festoni për postet tuaja, sot ju krenoheni me emërimet e zv.ministrave dhe drejtorive.

Pra, për hajr ju qoftë “homoseksualiteti”, se te ju veç burrni nuk ka.

Lëvizja BESA – Strugë,
6 Korrik 2017

Loading...
loading...











Loading…


loading…