Besa,dënon sulmin që maqedonasit i bën një shqiptari

Reagim për sulmin ndaj banorit shqiptar të fsh.Çellopek, nga ana e maqedonasve në fsh.Bërvenic

Lëvizja Besa – Dega Bërvenic, shpreh shqetësim të thellë ndaj sulmit fizik dhe verbal ndaj banorit shqiptarë nga fsh.Çellopek, i cili u bë nga një grup maqedonësh në fsh.Bërvenic.
Lëvizja Besa vlerëson se sulme të tilla nuk i kontribuojnë mirëbesimit dhe bashkëjetesës së dy komuniteteve që jetojnë në këtë komunë. Poashtu shprehim shqetësimin se, gjatë sulmit fizik prezent kanë qenë edhe pjesëtarë të MPB-së të cilët nuk kanë bërë reagim të duhur sipas ligjit.
Kërkojmë nga organet përkatëse ta shqyrtojnë me seriozitet këtë sulm, pasi që ofendimet dhe kanosjet fizike mund të përshkallzohen dhe mund të prishin qetësinë në këtë komunë.
Ne si Lëvizje Besa, gjithmonë jemi për tolerancën dhe bashkëjetesën e të gjithë banorëve në Komunën e Bërvenicës, por poashtu, po qe se ka nevojë ne do të jemi në mbrojtje për të gjithë qytatarët shqiptarë në këtë komunë.
Kërkojmë nga organet e drejtësisë që të zbardhin këtë rast, dhe fajtorët të nxjeren para drejtësisë.
Ju bëjmë apel qytetarëve shqiptar që të jenë të kujdesëshëm dhe të ruajn gjakftohtësinë dhe u shmanget vendeve që sjellin konflikte!StrugaLajm

Ne, çdoherë… jemi me popullin!StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...