BESA:Portalet e BDI-se shpifin ,nuk është përjashtuar Arben Labënishti

Portale të afërta me BDI-në kanë shkruar mbrëmë se gjoja Arben Labënishta si duket do të përjashtohet nga Lëvizja Besa për faktin se ka qenë zv.ministër dhe deputet i BDI-së në kohën kur kjo e fundit ka qenë në qeverisje me VMRO-në.

Por nga ana tjetër ka qenë i menjëhershëm reagimi i Lëvizjes BESA, e cila për Zhurnal.mk ka përgënjeshtruar lajmin duke thënë se bëhet fjalë për spekulime që vijnë nga portale të afërta me BDI-në. Sipas kësaj partie, këto sulme vijnë në një kohë kur Lëvizja BESA nuk e pranon Talat Xhaferin si kryeparlamentar për shkak se ka qenë ministër i Nikolla Gruevskit.

In : Aktuale

Loading...
loading...