Besjona Jusufi, poetja nga qyteti i Alfabetit vjen me librin” Vargjet më kujtojnë”

Doli nga botimi libri me poezi i poetes më të re nga qyteti i alfabetit -Manastirit Besjona Jusufi. Ajo lindi më 1 maj të vitit 2002 në Manastir, atje ku ajo jeton dhe shkollimin vazhdon. Është një shkrimtare e re e cila di shumë mirë ti shpreh ndjenjat e saja me anë të shkrimit. Shkruan poezi dhe proza të ndryshme sepse frymëzimi i vjen në momente mbreslënëse . Ajo i do gjuhët dhe letërsinë, don muzikën dhe këngët me tekste domethënëse… Adhuron Zotin sepse Ai është krijuesi i gjithësisë dhe vetëm në emrin e tij plotësohet çdo dëshirë. Familja e saj ishte shkaku i parë frymëzues për botimin e librit të saj të parë me përmbledhje poezish dhe prozash të cilat do ta kujtojnë në çastet ku ajo ka qënë në shkollë fillore. Prandaj libri titullohet ” Vargjet më kujtojnë” madje dhe një nga poezitë e saj më të bukura ka po këtë titull. Strugalajm i dëshirën suksese në rrugëtimin e saj si poete.(Strugalajm.com)StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...