Beteja e Çanakales, aty ku u vranë për asgjë 25 mijë shqiptarë

Beteja e Çanakales, aty ku u vranë për asgjë 25 mijë shqiptarë 2 days ago Histori ShareSave Beteja e Çanakales, aty ku u vranë për asgjë 25 mijë shqiptar e komanduar nga (Mustafa Kemal i lindur në vitin 1881 në Selanik, babai i tij ka qenë tregtar me origjinë shqiptare) Beteja e përgjakshme të Çanakalasë, në mes dy ushtrive jo të barabartë në numër dhe armatime, në njërën anë armata e bashkuar të Antantës (anglezë, Zelandezë, australianë, etj), në anën tjetër Divizoni 19 i ushtrisë turke i përbërë kryesisht nga shqiptarët e Rumelisë, të mobilizuar shumica me dëshirë e pjesërisht me forcë, nën komandën e Mustafa Qemalit. Rreth betejës së Çanakalës deri tani nuk është shkruar. Përjashtim bëjnë vetëm: Prof. Dr. Gazmend Shpuza[1], Dr. Ibrahim Krosi[2], Nexhip Allpari[3], Kopi Kyçyku[4], Patrik Konrosi[5], H. Amstreng[6], e ndonjë tjetër, por në të shumtën e rasteve në formë vetëm përshkruese.

I takon historiografisë shqiptare që në një të ardhme të afërt, të studijoj rrethanat e kësaj beteje dhe të ngjashme me të, që edhe ajo të zë vend në penteonin e ngjarjeve me rëndësi në vitet e Luftës së Parë Botërore, ku edhe shqiptarët e këtyre anëve e dhan kontributin me pjesëmarrjen e tyre me pushkë në dorë. Ngushtica e Dardanelëve, është kanali i hollë dhe i gjatë detare, që ndan Evropën prej Azisë së Vogël, e cila ka histori mijëvjeçare e mbushur me plotë mite e legjenda. Në këtë ngushticë shtrihen gjithashtu edhe brigjet e Gadishullit të Galibolusit në anën e Evropës dhe asaj të Peninsulës në pjesën aziatike, nga më të lashtat deri në kohrat më të reja. Këtu është Troja legjendare (Lufta e Trojes rreth viteve 1235-1225 p.e.s.[7], në mes akejëve helenë dhe Trojanëve dhe aleatëve të saj, Paionëve, Dardanëve, etj. Për këtë rajon gjeo-strategjik ndër shekuj u thurën mite dhe legjenda që flasin për një periudhë të gjatë rreth 3.500 vjeçare. Këtej kanë kaluar persianët në fund të shek. VI p.e.s. e në fillim të she. V p.e.s. Leka i Madh prej këtu filloi fushatën ushtarake pushtuese në vitin 334 p.e.s. Këto vise i pushtuan romakët në shek. II p.e.s. dhe pas ndarjes së perandorisë Roamke në vitin 395 e.s. nga Perandori Teodosi I, hyri në përbërje të Perandorisë Bizantine. Më vonë në shek. XV, në këtë vend, ku, Sulltan Mehmeti II – Fatihu, themeloi qytetin e Çanakales, ku në vitin 1915 Mustafa Qemali, Komandant i Divizionit 19 të Armatës së Turqisë arriti një fitore të shkëlqyeshme, kundër armatave të Antantës[8] dhe prej këtu filloi karrierën e tij të shkëlqyer e të pasur ushtarake dhe më vonë atë shtetërore. Duke pasur sukses të plotë në Betejën e Çanakales, më vonë bëhet edhe reformues më i madh i Turqisë dhe e mori emrin Ataurk (Babai i Turqisë).[9] Divizioni i 19 i Armatës së Turqisë në Betejën e Ç anakales komanduar nga Mustfa Qemali sipas dëshmive të studjuesve dhe historianëve përbëhej kryesisht nga shqiptarët.[10] Në kujtesën tonë Beteja e Çanakales, ndër vite nëpër dasma dhe ndeje të rastit, këndohen këngë thurur me mjeshtri nga raspodi popullor mbi këtë betejë, ku në mes tjerash thuhej: “Në mes Çanakales me plot shelgje…Ka dalë Qemal Pasha, ushtrinë e ka mbledhur”.[11] Ska pikë dyshimi se është njëra ndër këngët e shumta thurur nga raspodi popullor me tematikë luftarake, dhe për ne shqiptarët shumë e preferuar. Më në fund, ne i kemi një mori këngësh të tilla folklorike dhe të traditës sonë historike. Fillimin e Luftës së Parë Botërore, Fuqitë e Mëdha e nisën për qëllimet e veta për t’i zgjeruar kufijtë e tye apo për pushtimin e tokave të reja. Këtë e bënin si Anglia, Franca, Italia e Rusia[12], ashtu edhe Gjermania e A- H., ndërkaq Turqia ishte aleate e dy fuqive të fundit (Gjermanisë e Austro-Hungarisë)/[13] Në fillim të Luftës së Parë Botërore, Mustafa Qemalin e gjeti atashe ushtarak në Sofje. Në këtë kohë Turqia si aleate e Gjermanisë e Austro-Hungarisë, hyri në luftë më 2 shtator 1914[14], ndërsa Mustafa Qemali, e ndiqte situatën me vëmendje ngjarjet e luftës në fronte të ndryshme. Pikërisht për këtë Qemali kërkonte me këmbëngulje të merrte pjesë në luftë, kurse përgjigja nga Porta e Lartë ishte negative. Kjo e detyroi Mustafa Qemalin që të bëjë kërkesë me ndërhyrjen e shokëve në Ministrinë e Luftës për të plotësuar dëshirën. Më në fund e emëruan në Shtabin Divizionit të 19 të sapoformuar të Armatës turke e stacionuar në Tekirdaj, në Rumelinë Lindore. Lajmin e shumëpritur Mustafa Qemali e mori më 02.II.1915, dhe brenda një kohe të shkurtër u kthye në një division me një forcë që do të ishte goditëse dhe do të luante rol të dorës së parë në Çanakale, e përbërë kryesisht nga shqiptarë të mobilizuar pjesërisht me forcë, që kishin migruar në Turqi pas Luftës së Parë Ballkanike 1912-1913, të cilët do të sulmonin ushtrinë e Antantës (anglezë, françezë, australianë, zelandezë, haitjane, etj) në agimin e 25 prillit 1915, e pozicionuar me 16 divizione në grykën e Dardanelëve[15]. Mustafa Qemali iu besua Divizioni i 19 i Armatës turke për ta komanduar, e cila u vendos në pjesën Jugore të Siuidhesës së Galipolit, prej nga dëshironte të hynte në Galipol. Krerët e xhonturqve në Stamboll kishin për qëllim ta hiqnin nga kjo detyrë Mustafa Qemalin, sepse ky vendi kishte pozitë tepër të rëndësishme gjeo-politike e ushtarake. Por, ky qëndrim i turqve të ri, ndeshi në kundërshtimin e ushtarëve, të cilët një zëri i thanë “JO”- sepse Komandanti i tyre ishte i shkëlqyer dhe trim. Nga ky përcaktim, turqit e ri u detyruan të tërhiqen, sepse ishin të gabuar në qëndrimet e tyre minuese e joparimore. Mustafa Qemali që ishte i prirur për luftë dhe njohës i mirë i atyre vendeve, nuk ia ndante sytë asaj ngushtice që ishte e gjatë dhe e gjërë dhe përfshinte tokat e Rumelisë perëndimore dhe shkonte paralelisht me bregdetin e Anadollisë. Para syve të Qemalit shihej qytetit i bukur i Çanakales, dhe në jug të saj shtriheshin rrënojat e Trojes së famshme, vend poashtu strategjik, vend ky ku armiqtë (trupat e Antantës) mund të vendoseshin aty. Dhe nuk vonoi shumë komanda e ushtarëve të Antantës nisi zbarkimin e trupave të tyre dhe po ecnin në thellësi dhe sa për ç‘orientuar truqit u vendosën në Anaburun dhe në Çanuk Bair, me qëllim që të mos dinin destinacionin (qëllimin) e tyre kryesor.[16]StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...