BFI:Nuk do të ketë namaze teravie gjatë këtij Ramazani në Maqedoninë e Veriut

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka sjellë një masë të re për besimtarët që ka të bëj me muajin e shenjtë të Ramazanit, që pritet të fillojë nga fundi i muajit.

“Në kohën kur e gjithë bota po përballet me pandeminë e koronavirusit, ndërsa besimtarët e fesë islame i ndajnë vetëm pak javë nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit, ne Maqeodninë e Veriut do të pezullohet falja e namazit tradicional të taravive”, theksoi sot në selinë e Muftinisë së Gostivarit, Reis ul Ulema Sulejman Rexhepi.StrugaLajm

Sipas tij, për dallim nga vitet e kaluara, myslimanët këtë hërë muajin e shenjtë të Ramazanit e presin me një sprovë globale sic është pandemia Covid 19, me c’rast tha ai se namazet e taravive do të pezullohen për raste sigurie ndaj të gjithë besimtarëve. Ndryshe, kohë më parë Bashkësia Fetare Islame pezulloi të gjitha aktivitetet fetare që kryehen në grupe, si falja e pesë kohëve të namazit nëpër gjatë ditës si dhe namazin e xhumasëStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...