Bilall Kasami reagon për takimin e Zaevit dhe Mickoskit, ja porosia e tij!

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në rrjetin social Facebook, ka reaguar në lidhje me takimin e paralajmëruar të Zaevit dhe Mickoskit pa praninë e asnjë lideri shqiptar. Kasami thekson se çfarëdo marrëveshje të arrihet mes dy palëve, për Lëvizjen BESA do të jetë e pa pranueshme nëse pjesë e Marrëveshjes nuk do të jetë që proceset hetimore dhe gjyqësore të dala nga ‘Bombat’ e PSP-në nuk shqyrtohen edhe nga profesionistë nga SHBA dhe BE! Ja reagimi i plotë i Bilall Kasamit: “Çfarëdo marrëveshje që do të arrinin Zaev dhe Mickoski për Ligjin për Prokurorinë dhe për ‘Bombat’ e PSP-së, për Lëvizjen BESA do të jetë e papranueshme nëse pjesë e Marrëveshjes nuk do të jetë që proceset hetimore dhe gjyqësore të dala nga ‘Bombat’ e PSP-në nuk shqyrtohen edhe nga profesionistë nga SHBA dhe BE! Nëse një gjë e këtillë nuk është pjesë e Marrëveshjes, atëherë me automatizëm nënkuptohet se Zaev dhe Mickovski kanë arritur marrëveshje vetëm për të mbrojtur kriminelët e tyre partiakë dhe ata që shkatërruan shtetin vetëm për t`u pasuruar vetë!”.

In : Aktuale

Loading...
loading...