Bill Gates: Nëse vaksina funksionon e paguaj unë

Filantropi dhe multimiliarderi Bill Gates ka çel qesen e tij.

Fondacioni Bill dhe Melinda Gates ka siguruar se do të kontribuojë për të gjetur paratë e nevojshme, për vaksinën kundër koronavirusit.

Ai së fundi është mjaft aktiv me debate dhe shkrime për këtë situatë, ndërsa vite më parë kishte njoftuar për rrezikun e një pandemie globale dhe që tani e përshkruan atë si ‘makthin e tij më të madh’.

Themeluesi i Microsoft ka thënë se është në kontakt me të gjithë programet më inovative, duke përfshirë edhe atë me të cilin ai punon në Universitetin e Oxfordit, me pjesëmarrjen e një kompanie italiane.

“Nëse funksionon unë dhe të tjerë në një konsorcium do të sigurojmë një prodhim masiv të vaksinës”, siguroi ai i intervistuar nga Times.

Loading...
loading...











Loading…


loading…