Bitcoin është duke rënë – këto janë kriptovalutat që mund të “shpërthejnë” në vitin 2018

Vlera e Bitcoin është duke rënë – këto janë kriptovalutat që mund të “shpërthejnë” në vitin 2018

Në muajt e fundit, numri i britanikëve që përfshihen në investime në valutat digjitale, është duke u rritur.

Në fillim, të vitit 2017, Bitcoin kishte vlerën rreth 1,000 dollarë për një bitcoin – deri në dhjetor, vlera e një bitcoin arriti në 20,000 dollarë. Tunduar nga këto rritje të çuditshme, shumë njerëz kanë investuar duke tentuar të grumbullojnë para të shpejta.

Kjo edhe përkundër paralajmërimeve se shumë njerëz në të vërtetë nuk e dinë se si funksionojnë monedhat dixhitale.

Çmimi i Bitcoin, tani është afërsisht 11,800 euro – derisa kishte qenë relativisht e qëndrueshme deri në 2018, Kriptovaluta e dytë kryesore, Etherum, është e re në krahasim me Bitcoin, pasi që ka ardhur 6 vite më vonë sesa ajo, do të thotë në vitin 2015, transmeton lajmi.net

Etherum gjithashtu është rritur shumë. Ajo në janar të vitit 2017 vlerësohej me 8 dollarë, ndërsa në dhjetor me 1,345 dollarë, e sot ajo ka rënë në 1,085.

Investitori amerikan, Warren Buffet thotë se Bitcoin do të përfundojë “me lot”, andaj është e vlefshme të bëni sa më shumë hulumtime të mundshme nëse jeni të tunduar të investoni.

Ndërsa, këto janë disa kriptovaluta më pak të njohura sesa Bitcoin, që mund të “shpërthejnë” vitin që kemi hyrë:

Bitcoin (BTC):

Bitcoin, ka pësuar rritje të hatashme që nga janari i vitit 2017, por nga dhjetori i vitit 2017 e deri më sot, vlera e tij pothuajse është përgjysmuar, kështu ata që kanë investuar në dhjetor, mund të jenë djegur keq.

Ripple (XRP):

Ripple punon si një rrjet i decentralizuar i pagesave. Megjithatë, ndryshe nga kriptoturat e tjera, ajo punon kryesisht për të përmirësuar sistemet financiare tradicionale. Njesia e saj është XRP – dhe qëllimi është që të sjellë shpejtësi, transparencë dhe siguri në proceset financiare konvencionale.

Vlera e një XRP është shumë më e ulët se një Bitcoin, megjithatë ka më shumë XRP në dispozicion sesa Bitcoin (100 miliardë kundër 21 milion)

Çmimi?! Aktualisht, monedha kushton 1,35 dollarë pasi u ul nga niveli i arritur në fillim të janarit (3.40 dollarë), por në dhjetor, çmimi i saj ishte 0,25$, kështu që investitorët e dhjetorit, kanë fituar shumë.

Litecoin (LTC):

Shumë njerëz nuk janë në dijeni se litecoin shërbeu fillimisht si një modifikim i protokolit bazë bitcoin. Derisa ekzistojnë 21 milionë bitcoin, litecoin ekziston në 84 milionë njësi.

Çmimi?! Aktualisht, monedha kushton 208 dollarë, pasi arriti një nivel prej 360 dollarë në mes të dhjetorit. Në fillim të dhjetorit, monedha kushtonte 99 dollarë, që nënkupton dhe vë në pah, natyrën e paqëndrueshme të këtyre monedhave, transmeton lajmi.net

Dash (DASH):

Njëlloj si Litecoin, edhe Dash u krijua me qëllim të mbulimit të rrjetit të dobët të Bitcoin, por është më i vlefshëm sesa Litecoin. Aktualisht, çmimi i DASH-it është 790 dollarë, derisa arriti një kulminacion prej 1,550 dollarë në fund të dhjetorit.

Bitcoin Cash (BCH):

Është e paqartë ideja e Bitcoin Cash, por dihet se është derivacion dhe krijim i të njëjtës mënyrë si Bitcoin. Aktualisht një monedhë kushton 1,950 dollarë, duke e konsideruar rritjen e madhe në fund të dhjetorit (3,830 dollarë për një monedhë).

Monero (XMR):

Ashtu si Bitcoin, monero mundëson një shkëmbim të drejtëpërdrejtë dixhital të vlerës midis dy palëve, megjithatë, ndryshe nga bitcoin, transaksionet mondero janë tërësisht private. Çmimi i Moneros, momentalisht është 350 dollarë për një monedhë, pas rritjes që kishte pak ditë më parë në 495 dollarë. E në gusht një monedhë e tillë kushtonte 1 dollar.

Iota (IOTA):

Iota dallon nga Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera. Derisa shpejtësia e Bitcoin zvogëlohet me rritjen e numërit të përdoruesve, shpejtësia e Iota rritet me rritjen e numërit të përdoruesve. Aktualisht çmimi ulet në 4 dollarë për monedhë, derisa në fillim të nëntorit kushtonte 0,35 dollarë dhe në fund të dhjetorit arriti kulmin me 5.25 dollarë për monedhë./Lajmi.net/

Siç po e vëreni, natyra e kriptovalutave është e paqëndrueshme dhe vlerat janë shumë të luhatshme, duhet të jeni mirë të informuar përpara se të investoni në ndonjëren prej tyre.


Loading...
loading...