Biznesmenit i vjedhin orën 800 mijë dollarëshe


Hajdutët i kanë vjedhur orën me vlerë mbi 800 mijë dollarë një biznesmeni të njohur japonez.

Ai po pinte një cigare jashtë Hôtel Napoléon afër Arc de Triomphe de Champs-Elysées në Paris, kur një hajdut i mori orën nga dora.StrugaLajm

Hajduti iu afrua me pretekstin për t’i marrë një cigare dhe kur biznesmeni nxori dorën nga xhepi ai i mbërtheu orën me forcë dhe iku me vrap.StrugaLajm

Ora ishte e markës Richard Mille Tourbillon Diamond Twister. Ora luksoze zvicerane ishte e mbuluar me diamante dhe vlera e saj shkon 830.000 dollarë

Ora mund të shitet në tregun e zi rreth 30% ose 50% më pak se vlera e saj e vërtetë.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...