Biznismeni nga Struga i kërkon 40 milionë euro nga shteti

Analizat e familjes Canovski për dëmin e shkaktuar gjatë rrënimit të paligjshëm të objektit “Kosmos”, thonë se të akuzuarit duhet tu pagujanë atyre mbi 40 milion euro dëmshpërblim. Në seancën e sotme gjyqësore, i dëmtuari Fijat Canovski, i tha gjykatës dhe Prokurorisë se objekti i tij ishte rrënuar prë shkak të hakmarrjes politike nga kundërshtarët e tij.

Ky proces është në fazën e dëshmive. Sot u lexuan dëshmitë e dhëna në procedurën paraprake të dëshmitares Meri Stançevska, e cila është e pakapshme, dhe të Trajko Tërpevskit që ka ndërruar jetë gjatë vitit të kaluar. Dëshmitë e këtyre dy personave lidhen me shkatërrimin e objektit.

Para fillimit të gjykimit, avokati Boro Tasevski kërkoi shtyrjen e seancës pasi në seancën e kaluar për një pjesë të dëshmive janë kërkuar persona ekspert për të analizuar kontrollin e inspektorëve që kanë e kryer para rrënimit të objektit, por gjykatësi Ognen Stavrev sygjeroi që procedura të vazhdojë derisa të krijohen kushte për pjesëmarrje të ekspertëve që i kanë propozuar.StrugaLajmStrugaLajm

Në rastin “T.N.T.” akuzohen shtatë persona, mes të cilëve edhe inspektorja ndërtimore e Gazi Babës dhe tre anëtarë të komisionit komunal për furnizime.Të akuzuarit deri më tani shprehen se nuk ndjehen fajtorë.I akuzuar kryesor është Nikolla Gruevski, që dyshohet ta ketë porositur ish kryetarin e Gazi Babës Toni Trajkovski , që të gjejë mënyrë për ta ndëshkuar Canovskin, për shkak të kalimin të tij në taborin e LSDM-së. Në përcjelljen e mesazhit ka ndihmuar edhe Mile Janakieski. Kështu Toni Trajkovski ka urdhëruar inspektoren Elizabeta Najdovska që të shkruajë raport të rrejshëm se gjoja investitori Canovski ka tejkaluar përmasat e objektit për të cilin komuna i ka dhënë leje ndërtimi.StrugaLajm

Sipas Prokurorisë Speciale, dëmi i shkaktuar biznesmenit  është mbi 16 milion euro, ndërsa në buxhetin e komunës së Gazi Babës janë çuar dëm edhe tre milionë denarë. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...