Blendi Salaj: Të kesh potenciale si shqiptaret e diaspores dhe të përfaqësohesh nga rrugaçët, është çmenduri!

Në “kohët e koronavirusit” dhe mbylljes në shtëpi, nevoja për informacion mbi sëmundjen, mbi mënyrën sesi mund të shpëtojmë nga kjo “ mënxyrë” apo sesi po e përjetojnë atë të tjerët, është shumë e madhe. Në pamundësi për të pasur të ftuar në studio, mjaft televizione janë duke praktikuar lidhjet në “Skype” , e këtu janë përfshirë gjerësisht edhe bashkëkombas tanët jashtë kufijve. Njerëz që punojnë e jetojnë në vende të tjera, e që përcjellin informacione, ndjesi apo këshilla të vyera për të gjithë ne. Dhe Blendi Salajt i ra në sy dicka, që e nxiti të bënte një status mjaft të fortë: niveli i tyre i informimit, artikulimi e thjeshtësia konstrastojnë ndjeshem, sic thote ai, me disa “fenomene” të këtushme.

“Ju ka qëlluar t’i shihni në televizion? A i keni vënë re? E kam fjalën për shqiptarët në diasporë që lidhen në Skype me studiot televizive këto ditë e netë të koronavirusit. Ju ka bërë përshtypje sa të dijshëm janë? A ju ka rënë në sy thjeshtësia e tyre? Po flas për mjekë, artistë, shkencëtarë e njerëz biznesi të shkëlqyer. Vajza dhe djem, gra e burra që kanë arritur pa grabitur, janë shkolluar pa plagjiatura dhe janë pasuruar pa vjedhur. Nuk kanë injorancën e deputetëve, arrogancën e ministrave e as “rrufjanizmin” tipik të pushtetarëve tanë. Nuk reklamojnë syzet me skelete ari që mbajnë “elitat” e Tiranës, as kostumet milionëshe të “analistëve të pavarur”. Më intrigon sesa shumë ndryshon shembulli që përfaqësojnë këta, nga fytyrat e zakonshme të ekraneve tona. Mendojini pak ato fytyra. Krahasoji këta shqiptarë të diasporës me ata që na përfaqësojnë në partitë politike, kuvend dhe institucionet e tjera. Diçka nuk shkon. Të kesh potenciale si këta dhe të përfaqësohesh nga rrugaçët, është çmenduri. Çmenduri është edhe niveli i hipokrizisë që kemi përtypur. Zgërdhimat që kemi duruar. Zyrtarët e korruptuar për të cilët bëjmë sikur s’dimë gjë, apo harruam. Deputetët që të shkruajnë s’dinë as emrin e tyre janë buçko ku-mi-gjen, unë më problem kam kryetarët e bashkive njëherësh anëtarë bandash, ministrat KÇK, kryetarët e partive sekte mbushur me qurrashë plot oreks që pretendojnë të jenë ata të korruptuarit e së nesërmes. U zgjata pak, por dua të them; I keni parë sa të mirë janë shqiptarët andej? Ka edhe këtu plot të mirë ashtu, por është (ende?) koha e maskarenjve”, shkruan Blendi.


Loading...
loading...