Blerton Shej i F.C Struga- Trim & Lum i bashkohet Shqipërisë

Është publikuar para pak minutash lista paraprake e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Edi Reja për zborin disa ditor që do të zhvillojë ekipi kombëtar.

kombetarja

73-vjeçari na ka habitur të gjithëve me emrat e grumbulluar, teksa bien në sy 12 lojtarët e rinj nga Kombëtarja U-21. Për sa i përket lojtarëve të Kombëtares A, në dispozicion të trajnerit ditën e sotme do të jenë vetëm 10 lojtarë të cilët kanë përfunduar sezonin me klubet e tyre. Kujtojmë që grumbullimi paraprak do të fillojë në orën 17:00 më Kompleksin Tropikal.

Lista

NJOFTIMI I FSHF-së:StrugaLajm

Fillon ditën e sotme grumbullimi paraprak për ndeshjet zyrtare eliminatore drejt Euro 2020, ndaj Islandës në transfertë në 8 Qershor dhe Moldavisë në Elbasan Arena më datë 11 Qershor.StrugaLajm

Stërvitja e parë për këtë grumbullim paraprak fillon në orën 17:00, në Kompleksin Tropikal, dhe në urdhërat e trajnerit Reja do të jenë 10 lojtarë. 10 lojtarët kanë përfunduar sezonin me klubet e tyre dhe janë grumbulluar për të ruajtur gjëndjen e tyre fizike si edhe për tu vëzhguar nga afër nga stafi teknik i ekipit kombëtar. Kjo javë stërvitore që do të përmbyllet ditën e shtunë me një seancë paradite. Ditën e hënë, më 27 Maj, trajneri Reja do të dalë në konferencë për shtyp ku do të bëj publike dhe listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet eliminatore të muajit qershor.

Në stërvitje me lojtarët e grumbulluar nga trajneri Reja do të jenë dhe 12 lojtarë nga U-21, të cilët ashtu si edhe lojtarët e Kombëtares A kanë përfunduar sezonin dhe janë grumbulluar nga trajneri Bushi për ndeshjen zyrtare me Turqinë dhe dy miqësoret që do të zhvillojnë në Shqipëri me Uellsin.

gfggf
In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...