Bleu GPS për lopën, e pret burgu

Blerja në platformën tregtare popullore kineze AliExpress duket se është bërë një biznes i rrezikshëm në Rusi. Një fermer lokal mund të përballet me një gjobë të rëndë ose me burgim për pasi vendosi një gjurmues GPS, si “spiun” për lopën e tij.

Yevgeny Vasiliev nga fshati Lopatki në rajonin e Kurganit të Rusisë zotëron një fermë të vogël nga e cila siguron jetën për familjen. Bujku 39 vjeçare vuan nga astma dhe kur donte të gjende lopën e tij në fshat, i vendosi asaj një GPS të porositur në Kinë në fillim të këtij viti, pasi pajisja është shumë e shtrenjtë në Rusi.

GPS-ja kushtoi 390 rubla ose më pak se 7 dollarë.

Megjithatë, pajisja u shndërrua në një makth për fermerin dhe familjen e tij.

Kur Vasiliev mori pajisjen, ai nuk e dinte se kishte edhe një mikrofon të vogël që mund të ndizej në distancë.StrugaLajm

Përdorimi i pajisjeve të tilla konsiderohet spiunazh në Rusi, por njeriu nuk e kishte idenë se po blinte diçka të paligjshme, pasi përshkrimi i tij – i shkruar me një rusishte të varfër, nuk thoshte asgjë për mikrofonin.

Sapo Vasiliev u largua nga zyra postare me pajisjen, oficerët e Shërbimit Federal të Rusisë (FSB) po e prisnin atë jashtë. Atij ju tha se kishte blerë një pajisje të paligjshme dhe iu kërkua sqarim.StrugaLajm

Pavarësisht nga pretendimet e tij se GPS-në e kishte blerë për lopën, ai më vonë u përball me akuzat për blerjen e “pajisjeve të posaçme teknike për furnizimin e informacionit jozyrtar.”

Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me një gjobë prej 200,000 rubla (3,391$) ose një dënim me burg deri në katër vite pas hekurave.


Loading...
loading...