Blinin naftë në Strugë e shisnin në Pogradec arestohen 8 persona

8 persona nga Pogradeci kanë rënë në pranga e policisë për kontrabandim nafte nga shteti maqedonas, të cilën më pas e shisnin në Pogradec në mënyrë të paligjshme. Arrestimi i tyre u bë gjatë finalizimit të operacionit të koduar “Diezel” pas një hetimi disa mujor të nisur që prej muajit tetor të 2016. Sipas policisë, “rezulton se këta persona në mjetet e tyre kanë modifikuar depozitat e naftës duke i shtuar depozitë tjetër për të marrë sasi nafte më të madhe në shtetin Maqedonas, e cila më pas shitej prej tyre, në tregun vendas në mënyrë joligjore”. Nga hetimet e zhvilluara është bërë e mundur që në faza të ndryshme të hetimit të faktohet edhe vend depozitimi i sasisë së naftës së futur kontrabandë, në dy ambiente të ndodhura në fshatin Mëmëlisht dhe në fshatin Grabovicë. Në cilësinë e provës materiale u janë sekuestruar 6 automjete që përdoreshin nga këta të fundit për të futur naftë kontrabandë, si dhe një sasi rreth 1500 litra naftë e ndodhur nëpër bidona plastikë e cila është futur kontrabandë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale: “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”; “Ruajtja dhe Depozitimi i mallrave Kontrabandë”.

Të arrestuarit:

Vasil Bardhi, 50 vjeç, banues në fshatin Grabovicë – Pogradec

Rexhep Elmasllari, 60 vjeç, banues në fshatin Mëmëlisht – Pogradec

Enrik Muçollari, 31 vjeç, banues në fshatin Vërdovë – Pogradec

Alban Seitllari, 35 vjeç, banues në fshatin Gështenjas – Pogradec

Mihal Qazollari, 54 vjeç, banues në Pogradec

Eneris Elmasllari, 26 vjeç, banues në fshatin Nizhavec – Pogradec

Krenar Hoxha, 32 vjeç, banues në Pogradec

Marsel Ymer, 30 vjeç, banues në fshatin Goskovë e Poshtme – Korçë

In : Aktuale

Loading...
loading...