Bokserët nga Struga “luftojnë” sonte në Zvicër!

Në ditën e sotme 23 në Frauenfeld te Zvicrës do të zhvillohet evenimenti  “Fight Night”, ku do të paraqiten edhe dy boksier përfaqësues të Shqipërisë, Arsim Etemi dhe Rexhep Islami.  Rexhep Islami sfidën e tij e ka me një turk, ndërsa për boksierin tjetër nga Struga ende nuk dihet kundërshtari.

“Përgatitjet për këtë përballje po i zhvilloi në Gjermani qytetin e Esslingenit dhe ndjehem shumë mirë kurse sa i përket ndeshjes ende nuk e di se me kë do takohem por siç duket do jetë nga Italia apo Bosnja. Sido që të jetë unë do shkoj për fitore dhe besoj se do ja arrij qëllimin”, deklaroi Etemi për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”.StrugaLajm

Nga ana tjetër, Islami po përgatitet në Zvicër. “Jam maksimalisht i përgatitur për këtë duel. Pak e njoh kundërshtarin por unë do jap maksimumin për ta mposhtur  sepse synimi im është që një ditë të jem i respektuar në këtë sport. Ushtrimet i kryej tek vellezerit Nuri Seferi dhe Sefer Seferi ne Burgdorf te Zvicres dhe jam shumë i kënaqur prej diciplines dhe respektit qe kanë ne përgatitjet qe po i bejmë dhe kam dëshirë  qe një dite te behem si kampionët tane Nuriu dhe Seferi”, deklaroi Rexhep Islami. Në fund duhet theksuar se boksierat kanë dalë nga klubi i Ladorishtit.StrugaLajm

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...