Bora i rrezikon sythet e pemëve

Shtresë të borës ka pothuajse në të gjitha qytetet e vendit nga 1 deri në 5 centimetra, ndërsa në jugperëndim të vendit bora ka arritur edhe në mbi 10 centimetra. Meteorologët paralajmërojnë se reshjet e borës do të vazhdojnë deri nesër, kur do të ketë reshje të shiut.

“Në orët e mbrëmjes do të kemi reshje më intensive të borës. Edhe nesër do të vazhdojnë reshjet e borës. Nesër gjatë ditës në pjesës jugore të vendit do të kemi reshje shiu, ndërsa në pjesë veriore do të kemi reshje të borës. Do të jetë ftohtë edhe disa ditë. Gjatë fundjavës do të ketë një stabilitet të pjesshëm, por temperaturat do të ulen nën zero. Kohë të ngrohtë presim në fund të muajit”, – deklaroi Konstadinka Arsovskanga Enti Hidrometeorologjik.

Bora rrezikon një pjesë të prodhimeve bujqësore, siç janë pemët të cilat çelin herët sythe, ndërsa për të mbjellat vjeshtore është dobiprurëse, sidomos për drithërat të cilat i mbulon dhe i izolon prej temperaturave të ulëta.

Agronomi, Ismet Limani, thotë se nëse temperaturat gjatë natës bien nën zero, kjo i dëmton filizat e pemëve dhe me këtë mund të ndodh që gjatë vitit të mos kemi fryte.

“Ndoshta deri në fund të javës nuk zbresin temperaturat gjatë natës, sepse uji bëhet ngricë dhe mandej pëlcet pistili i lules, i cili është organi kryesor që e zhvillon frytin dhe ajo do të dëmtohet dhe nëse dëmtohet ajo, fryti zhduket, dhe me këtë nuk do të ketë prodhime që presin rendimentet prej pemëve. Kjo është në lidhje me pemët, ndërsa për drithërat është mirë. Rreziku është vetëm te pemët e hershme që i përmendëm më herët, kajsia, kumbulla, pjeshka, qershia, vishnja etj”,- u shpreh agronomi, Ismet Limani.

Që kjo borë të mos paraqitet si kërcënim për pemët dhe të mbjellat bujqësore, agronomët rekomandojë pemëtarët dhe bujqit që t’u përmbahen disa udhëzimeve.

In : Aktuale

Loading...
loading...