Borë në Strazhë

Borë në Kodrën e Diellit dhe në Strazhë

Të reshura të dobëta të dëborës shënohen në Kodrën e Diellit dhe në vendkalimin malor Strazhë, por për momentin nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e komunikacionit, informojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet rrjedhshëm nëpër rrugë të lagështa në pjesët verilindore, veriperëndimore dhe jugperëndimore të shtetit. Në pjesët lindore dhe jugore rrugët janë vende-vende të lagështa.

Në disa akse rrugore të cilat kalojnë nëpër grykat malore është e mundur paraqitje e shembjeve më të vogla.

Nga Rrugët e Maqedonisë apelojnë për kujdes në drejtimin e autojmeteve dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

In : Aktuale

Loading...
loading...