Bredhi i Vitit të Ri apo Pema e krishtlindjes

Bexhet Asani/Strugalajm.com

Pothuaj në të gjithë botën festohet krishtlindja dhe kremtohet Viti i Ri. Disa javë para krishtlindjes stoliset pema e krishtlindjes. Po aq kohë para stoliset edhe bredhi i Vitit të Ri. Që kur ka filluar stolisja e bredhit? Po a është stolisja e bredhit një rit i krishterë? Janë këto dy pyetje që mund t’ i bëj çdokush nga ne e që kërkojnë përgjigje. Kulti i pemës është një rit pagan e që na vjen nga thellësitë e mugëta të mileniumeve. Kulti i pemës ka qenë i pranishëm te të gjithë popujt paganë e që vazhdon të jetë sot e kësaj dite te disa fise pagane. Me kultin e pemës ndër shqiptarët lidhen shumë rite pagane që kanë arritur të mbijetojnë gjer në ditët tona. Kështu te populli shqiptar është i njohur buzmi pagan i cili praktikohet më 24 dhjetor te katolikët dhe më 6 janar te ortodoksët sipas kalendarit të ri. Një mbijetojë tjetër e ritit të pemës pagane padyshim ështe edhe prerja e thuprave në pyll për stolisjen e qerres së nuses etj. Po ashtu sot e kësaj dite praktikohet kulti i pemës, pema e cila pothuaj është e pranishme në çdo shtëpi te të gjithë popujt në rruzullin tokësor.
Me ardhjen e krishterimit ky rit pagan kundërshtohej dhe sulmohej nga të krishterët, por krishterimi kur pa se nuk e çrënjoste dot nga shpirti i popujve paganë kultin e pemës, e përvetësoi atë dhe e shpalli si ritual të krishter! Me kalimin e shekujve pema pagane që dekoronte shtëpitë pagane dhe që ishte simbol i përtëritjes së natyrës, filloi të begatohej me topthat shumëngjyrëshe e që nuk janë asgjë tjetër pos që simbolizojnë mollën e Adamit dhe të Evës apo asdreti Ademit dhe Havasë..! Se topthat janë simbol i mollës së Adamit këtë e pohon dhe një shoku im pastor, pa nguruar fare. “Pa dyshim, Adami e informoi menjëherë Evën për ndalimin e vetëm që u kishte vënë Jehovai: mund të hanin fruta nga çdo pemë në shtëpinë e tyre, që ishte një kopsht, përveç një peme, pemës së njohjes të së mirës dhe të së keqes. Prej saj nuk duhej të hanin. Nëse do ta bënin këtë, atë ditë do të vdisnin.—Zanafilla 2:16, 17.
Te të krishterët pema dekoruese lidhet me ditëlindjen e Jezu Krishtit. Ndërsa te disa popuj pema lidhet me ndërrimin e moteve, lidhet me festën e Vitit të Ri. Pra ky kult pagan, ruhet pothuaj në mbarë botën. Kryesisht te disa popuj të Ballkanit njihet me emrin Bredhi i Vitit të Ri. Vitin e Ri e festojnë të gjithë shqiptarët: myslimanët, katolikët, ortodoksët, protestantët e besime të tjerë që mund të kenë ata. Sot bredhi stoliset me lloj – lloj dritash e llambash të vogla neoni. Disa marrin bredh natyral, të tjerë bredh artificial. Në këto net të gjata të dimrit, mbuluar natyra kudo në të bardha, në vatrat e shumë popujve dominon ngjyra e gjelbërt e bredhit e cila është sinonim i natyrës, besimit dhe harmonisë.StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...

Related Articles