Bujar Osmani: Është e mundshme që PDSH-ja të bëhet pjesë e Qeverisë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në intervistë për “Nezavisen Vesnik” komenton zërat e fundit për kyçjen e mundshme të PDSH-së në qeverinë BDI – LSDM. Osmani nuk përjashton mundësinë që Menduh Thaçi me partin e tij të bëhet pjesë e strukturës qeveritare, njëkohësisht duke theksuar se dora e qeverisë është e shtrirë jo vetëm për PDSH-në, por për të gjitha partitë që janë të gatshme të japin kontributin e tyre drejt proceseve tejet të rëndësishme reformative për Maqedoninë.

“Në princip qeveria punon për zgjerim, për stabilitet politik, por jo vetëm për të krijuar shumicë më të madhe por edhe për të krijuar konsenzus për reformat. Tani ne kërkojmë bashkëpunim me partitë politike edhe me ata që ndoshta nuk do të jenë pjesë e Qeverisë. Kërkojmë bashkëpunim sepse këto reforma kanë nevojë për mbështetje më të madhe, bile ne kemi dërguar ftesa edhe deri tek VMRO – DPMNE-ja dhe opozitës në përgjithësi. Tani me PDSH-në për momentin nuk ka diçka konkrete, por natyrisht nëse vlerësohen se mund të gjinden pika të përbashkëta për mbështetje të punës së qeverisë së reformave, dera është e hapur”, tha Osmani.

In : Aktuale

Loading...
loading...