Bujar Osmani inspekton terminalin doganor në Qafë Thanë, merr në telefon ministra dhe drejtor (VIDEO)

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në cilësinë e koordinatorit për mbikëqyrje dhe monitorim të mjeteve nga IPA fondet, sot ka qëndruar në Strugë gjegjësisht në kufirin me Shqipërinë në Qafë Thanë për të monitoruar ndërtimin e terminalit doganor.

Ai flet me zv.drejtorin e doganave nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Irfan Buçin dhe ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshin.

Sipas Osmanit, terminali doganor në Qafë Thanë kap vlerën 1 milion euro, mjete të siguruara nga IPA fondet.

Ne bëjmë mbikëqyrje të projekteve IPA, projekte që financohen nga Bashkimi Evropian, realizues janë ministritë dhe institucionet e ndryshme, por SEÇ programon se ku duhet të shkojnë mjetet dhe monitorohet implementimi i tyre. Ky projekt ka qenë me vlerë 1.5 milionë euro mbi 1 milion euro janë siguruar  janë nga BE-ja dhe 370 mijë euro nga buxheti i shtetit ku do të ndërtohet terminal doganor me dimensione 10 mijë metër katror” u shpreh Osmani nga  Qafa Thanë si mbikëqyrës i projektit.StrugaLajm

Nga ana tjetër zv.drejtori i doganave Irfan Buçi tha se terminali ka përfunduar komplet, presim një kërkesë nga Ministria e Transportit për lirim teknik të terminalit. “Terminali ka përfunduar komplet, presim një kërkesë nga Ministria e Transportit për lirim teknik të terminalit, kjo është procedurë administrative, pasi kemi pasur disa gabime ku i kemi përmirësuar” u shpreh Buçi duke shtuar se gati është nënshkruar edhe nga ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi  dhe pala e Shqipërisë.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se janë gati edhe marrëveshjet me autoritetet shqiptare, por pritet finalizimi dhe më pas dë të nënshkruhen nga të dy shtetet për një doganë.StrugaLajm

Isha në Shqipëri dhe ata e kanë dorëzuar draft versionin e marrëveshjes, të martën do të kalojë në qeveri dhe qeveria duhet të caktojë institucionin që duhet të nënshkruaj me palën shqiptare dhe më pas grupet teknike do të diskutojnë” tha Bekteshi

Sipas Bekteshit kjo ka një afat prej dy muajve dhe grupet teknike duhet të dalin me propozim konkret në bazë të marrëveshjes paraprake ku terminalin doganor do ta shfrytëzojnë edhe autoritetet shqiptare.

Ndryshe Bujar Osmani javë më parë inspektoi edhe institucionet e vendit që nuk kishin tabelat edhe në gjuhën shqipe që me urdhëron e tij drejtori maqedonas e vendosi brenda disa ditëve./TS/

Sponsored Content

In : Aktuale

Loading...
loading...