Reklamo ketu



Bujar Osmani: Maqedonia mori raport pozitiv me rekomandim të pastër dhe të pakushtëzuar

Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani në video fjalimin e tij javor në rrjetin social “Fejsbuk” vlerëson se Maqedonia mori raport jashtëzakonisht pozitiv nga Komisioni Evropian me rekomandim të pastër dhe të pakushtëzuar. Si tre pozicione kyçe që e pasqyrojnë esencën e Raportit, zëvendëskryeministrit Osmani i thekson kriteret politike, gatishmërinë për anëtarësim sipas kritereve ekonomike dhe implementimit të së ashtuquajturës AKI.

“Së pari, kriteret politike. Maqedonia në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor realizoi progres më të madh, që drejtpërdrejt e reflektoi implementimin e suksesshëm të Planit 3-6-9, posaçërisht cilësia e implementimit të reformave në një procedurë transparente dhe inkluzive. E dyta, stabilizimi i krizës politike tregon rezultate të mira edhe në sferat e tjera. Për shembull, në krahasim me rajonin, Maqedonia ka marrë vlerësim më të lartë edhe për gatishmërinë për anëtarësim sipas kritereve ekonomike. Kjo do të thotë se industria jonë, shërbimet tona, prodhimet tona po i afrohen standardeve me të cilat do të bëhen konkurrente në tregun evropian”, thotë Osmani.

Sipas tij, e dhënë shumë e rëndësishme të cilën Komisioni Evropian e ka konfirmuar në Raport është edhe fakti që Maqedonia në implementimin e të ashtuquajturës AKI (aquis) ose nga aspekti i harmonizimit të legjislacionit dhe institucioneve me ato të Bashkimit Evropian, është krah për krah me Serbinë dhe Malin e Zi, të cilat tanimë një kohë më të gjatë janë në fazë të negociatave. Kjo informatë, thotë Osmani, tregon se në qoftë se marrin shans për negociata dhe madje tregojmë rezultate. kemi mundësi të njëjtë për në vitin 2025.