BUJAR OSMANI: MBËSHTETJE NGA FRANCA PËR PERSPEKTIVAT EVROPIANE TË MAQEDONISË

Sot, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me Ambasadorin e Francës, Kristijan Timonie, me rastin e nënshkrimit të letrës, me të cilën, eksperti teknik nga Republika e Francës, Fransoa Lafond bëhet pjesë formale e ekipit të Sekretariatit për Çështje Evropiane.
Osmani falënderoi mbështetjen e sinqertë të Francës për Republikën e Maqedonisë, duke potencuar rolin e Francës, si një vend i rëndësishëm anëtar i Bashkimit Evropian, në përforcimin e politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. “Franca është njëra ndër faktorët kyç politik në kuadër të Bashkimit Evropian dhe roli i saj në procesin e zgjerimit ka rëndësi fundamentale për suksesin e procesit”, theksoi Osmani në takim.
Gjatë takimit Zëvendëskryeministrit Osmani iu referua edhe potencialeve të reja në përputhje me mesazhet të cilat i përmban Strategjia e re e Komisionit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025 duke potencuar se e njëjta paraqet njërën ndër iniciativave më të rëndësishëm të Komisionit Evropian për këtë rajon, sepse në mënyrë të drejtpërdrejtë tregon se Bashkimi Evropian kthen fokusin e vetë në rajon, ndërkaq procesi i zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor – sërish lartë në agjendën e Bashkimit Evropian. “Strategjinë e valorizoi progresi që Qeveria arriti në periudhën e kaluar, si dhe hapi mundësi të mëdha për perspektivat tona evropiane në periudhën që vjen, për suksesin e të cilit pres kontribut edhe nga z. Fransoa Oland”, theksoi Osmani.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...