Bujar Osmani: Shqiptarët në Maqedoni janë plotësisht të vendosur për NATO

Çdo ndryshim në kufijtë e Ballkanit do të ketë një efekt domino, prandaj është e papranueshme të diskutohet kjo temë, tha zëvendëskryeministri Bujar Osmani në intervistën në TV “Klan”.

Osmani në emisionin “Opinion” tha se NATO është garancia e vetme për sigurinë dhe stabilitetin e Maqedonisë, kështu që shqiptarët në Maqedoni janë të vendosur të bëhen anëtare të aleancës. Sipas tij nëse gjendet zgjidhje për emrin me Greqinë, Maqedonia pritet të fillojë bisedimet e anëtarësimit në BE në qershor dhe korrik dhe të bëhet anëtare e NATO-s.

“Asnjëherë nuk kanë qenë më afër negociatat për të kapërcyer problemin me Greqinë”, tha Osmani, duke shtuar se në fazën përfundimtare të bisedimeve dypalëshe do të duhet një ndërmjetës për zgjidhjen përfundimtare të kontestit të emrit.StrugaLajmStrugaLajm

Lidhur me Ligjin për gjuhët, Osmani tha se kriza aktuale pritet të tejkalohet javën e ardhshme pas vetos të presidentit Ivanov edhe përkundër faktit se ligji u votua dy herë.StrugaLajm

“Me miratimin e ligjit, të gjitha detyrimet e përcaktuara me Marrëveshjen e Ohrit përfundimisht do të përmbushen,” përfundoi Osmani.

In : Aktuale

Loading...
loading...