Burim Zhuta, prezantoi ekipin e tij drejtues të Qendrës shqiptare në Nju Xhersi

Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane (QKSHA) zgjodhi sot bordin e ri drejtues duke prezantuar njëkohësisht vizionin e ri për zhvillimin e kësaj organizate dhe komunitetit shqiptar në përgjithësi. Kryetari i ri z.Burim Zhuta prezantoi ekipin e tij me të cilin do të realizojë idenë e tij për unifikimin dhe vazhdimin e misionit të QKSHA-së në Nju Xhersi dhe më gjërë.

Si nënkryetar i QKSHA u emërua Mirsad Shabani, sekretar Alit Ibrahimi, përgjegjës për mirëmbajtjen dhe mbarvajtjen u emërua Nashir Pollozhani, përgjegjës dhe udhëheqës për cështjet fetare u emërua Jetmir Kaliqi, pozicionin e arkatares do të vazhdojë ta drejtojë Pranvera Zhuta, ndërsa me sferën e arsimit do të udhëheqë Largime Mena. Egzon Zhuta u emërua përgjegjës për sport, me udhëheqësinë e aktiviteteve kulturore do të merret Havishe Ibrahimi, Fatmire Mante dë të jetë përgjegjëse e aktiviteteve të lira dhe evenimenteve të tjera ndërsa Ardian Dervishi do të jetë përgjegjës mediatik.

Kryetari Burim Zhuta kërkoi nga stafi i tij i ri që sa më shpejtë të fillojnë aktivitetet e tyre për realizimin e projekteve të reja, Zhuta uroi të gjithë ekipin e tij të ri duke premtuar njëkohësisht shumë risi në mënyrën e funksionimit të QKSHA-së. Ai tha se misioni ynë kryesor është unufikimi dhe bashkimi i forcave për qëllimin e përbashkët të gjithë komunitetit tonë që është Mbrojtja dhe ruajtja e traditave dhe vlerave tona si shqiptarë.
QKSHA

In : Aktuale

Loading...
loading...