Çamëria bëhet me kombëtare !

Surprizon Çamëria, e cila tashmë do të ketë një ekip përfaqësues në futboll.

Konfederata e Federatave të Pavarura të Futbollit (ConIFA) është një federatë ndërkombëtare e futbollit e themeluar në vitin 2013, në të cilën marrin pjesë ekipe që paraqesin kombe, shtetet pa njohje ndërkombëtare, pakicat etnike, popujt pa shtetësi, rajonet dhe mikroshtetet nuk bëjnë pjesë në FIFA.

Kjo federatë organizon Kupën e Botës ConIFA, edicioni i parë i të cilës u zhvillua në vitin 2014 në Östersund, Suedi. Ndërsa edicioni i parë i Kampionatit Europian të Futbollit ConIFA u mbajt në qershor 2015 dhe u zhvillua në Tokën e Sicelëve, Hungari.

Aktualisht kjo federatë ka 50 anëtarë, ku në të kaluarën bënte pjesë edhe Kosova. Që prej muajit maj të këtij viti, pjesë e kësaj federate është bërë edhe kombëtarja e Çamërisë. Por si është krijuar kjo kombëtare, kush e drejton dhe a do marrë pjesë në ndonjë kompeticion?StrugaLajmStrugaLajm

Qëndra stërvitore ndodhet në Nijmegen te Holandës. Sipas asaj që thuhet në faqen zyrtare, kjo kombëtare është në varësi të Federatës së Futbollit të Republikës së Çamërisë, një tjetër organ misterioz me president Arben Arkaxhiu.StrugaLajm

Me informacionet që mund të gjesh në faqen zyrtare, thuhet që kjo kombëtare është shpallur kampione në Turneun Ndërkombëtar të Pakicave në Hagë të Holandës.

Çamëria është pranuar zyrtarisht në ConIFA me datë 28 maj të këtij viti, dhe menjëherë nën drejtimin e trajnerit Arben Kasolli ka zhvilluar dy miqësore me ekipet e Sporting Tirana dhe Oriku, të fituara të dyja nga Çamëria.

Ndërkohë thuhet që kanë filluar përgatitjet për kualifikueset e Europianit, ku drejtuesit janë të bindur që do ta fitojnë këtë trofe. Nuk dihen arsyet apo qëllimet e kësaj kombëtareje, por të ndeshesh me ekipe si Padania,Romët, Abkhazia, Uyghur apo edhe Zanzibar nuk është se e ndihmon çështjen Çame, por duket si një shpikje dhe protagonizëm i tepruar.

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...