Çdo i dyti qytetar nga Maqedonia e Veriut ka “punë” me përmbaruesit

Konfederata e Organizatave Sindikale njoftoi se nëse Qeveria dhe Ministria nuk ndërmarrin masa që të ndalohet kjo vjedhje nga përmbaruesit, do të protestojnë në gjithë vendin. Televizioni Alfa ka kërkuar qëndrim nga Ministria e Drejtësisë, nëse janë shqyrtuar propozimet nga ana e sindikatës, për ndryshimet ligjor që u dorëzuan më 22 qershor.

“Propozimet do të dërgohen te grupi për Ligjin për marrëdhënie detyrimore”, shprehen nga Ministria e Drejtësisë

Të dhënat e fundit të raportit të Odës së përmbaruesve tregojnë se vitin e kaluar nga 55.69 të lëndëve, janë marrë 127 milionë euro nga qytetarët, subjektet juridike dhe nga shteti.StrugaLajm

Konfederata e Organizatave Sindikale janë të mendimit se duhet të hiqet interesi, ndërsa përmbaruesit duhet të ndalohen të paguhen me shuma të mëdha.StrugaLajm

Deri tani, disa shoqata kanë protestuar duke shprehur revoltën ndaj punës së përmbaruesve, mblodhën nënshkrime dhe kërkonin që të ndalohet pagesa në mënyrë të detyrueshme.

Në një hulumtim që ka kryer sindikata para dy muajve tregon se çdo i dyti qytetar ka probleme me përmbaruesit. Në Maqedoni ka 97 përmbarues që janë të ndarë në 11 rrethina të Gjykatave Themelore.

In : Aktuale

Loading...
loading...