Çdo të thotë të shikosh të vdekurin në ënderr. Komentimi i ëndrrave Ibn Sirin!

r

BISEDA ME TË VDEKUR
Nëse ëndërrohet se po bisedon me të vdekurin, fjalët e të vde- kurit, qofshin ato të mira ose të këqija, do të bëhen realitet. I vdekuri jeton në botën e vërtetë (Ahiret), ka shkuar nga bota e rrejshme (Dynjaja) dhe nuk gënjen, pavarësisht nga ajo se çka thotë.
Kur dikush ëndërron se i vdekuri e fton, nëse është i sëmurë, do të vdesë, por nëse është i ditur, këshilla e të vdekurit do t’i ndihmojë të largohet nga devijimi dhe ta përmirësojë gjendjen e vet.

ËNDËRRIMI I TË VDEKURIT TË LUMTUR
Endërrimi i njeriut të vdekur që është i lumtur, në kushte të mira, me rroba të bardha ose të gjelbra, duke u mahitur ose duke folur fjalë të mira – do të thotë se i vdekuri jeton në qetësi dhe është në gjendje të mirë.
Nëse dikush sheh në ëndërr që i vdekuri i afrohet fytyrë qeshur, e përshëndet dhe përqafohet me të, kjo nënkupton lajm të mirë.
Nëse njeriu sheh në ëndërr njeri të vdekur, të cilit i shkon pas, e shtrëngon, e përqafon ose e mbyt atë – do të thotë se ai do të ketë pleqëri të mirë.

ËNDËRRIMI I TË VDEKURIT TË PIKËLLUAR
Nëse shihet në ëndërr njeriu që ka vdekur dhe është i veshur me rroba të vjetra, të grisura, të pluhurosura ose duket i pikëlluar – ai nuk do të jetë i qetë në botën e ardhshme. Po të shihet se i vdekuri është i sëmurë, ai ka shumë mëkate.
Nëse ëndërrohet që personi i vdekur e godet, e shikon vëngër, i kanoset, apo nuk e përshëndet, kjo nënkupton që ky person e pa- ralajmëron për ndonjë obligim të pa përmbushur ndaj tij, ose se ka rënë në mëkat ndaj Allahut, xh.sh..

I VDEKUR PËR SË DYTI
Nëse individi sheh ëndërr se ka vdekur për së dyti dhe vajtohet pa zë – do të thotë se një nga anëtarët e tij do të martohet e do të ketë lumturi e harmoni.
Po nëse i vdekuri për së dyti qahet dhe vajtohet – një anëtar i familjes së ëndërruesit do të vdesë.

Komentimi i ëndrrave
Ibn Sirin


Loading...
loading...