Çfar krenarie kur Veleshta ime bëhet Veleshta e tyre

Afrim Reçi/Strugalajm

Me mallin për të thithur ajrin e vendit ku buron jeta jonë nisemi. Dikush më shpejtë dhe dikush më ngadalë. Është një ndjenjë shumë e veçantë kur edhe fëmijët e mi i numërojnë ditët dhe pyesin troç dhe veleshtarçe „sa her duet të fimi për të shkou ke Veleshta?“ Çfar krenarie qënka kur Veleshta ime bëhet Veleshta e tyre edhe pse të lindur në perëndim.

Veleshta është aty ku është dhe do mbesi aty. E ngjyrosur nga brengat e kohës. Është shkëmb që do mbijetojë stuhitë dhe breshërat e kohës aktuale siç i ka mbijetuar në të kaluarën.StrugaLajmStrugaLajm

Për mua miku im është Veleshta, për ty Ladorishti, Zagraçani, Shumi, Frëngova, Dollogozhda, Livadhia, Koroshishti, Kalishti dhe shumë fshatra tjerë të mrekullueshëm. Kurse për ne bashkë është atdheu jonë. StrugaLajm

Rrugë të mbarë për në vendlindje.

In : Aktuale

Loading...
loading...