Çfarë humbi Sela me largimin e tij nga “Pallati i Zaevit”?!

Aleanca për shqiptarët (ASH), partia e Ziadin Selës “shijoj” pushtetin vetëm se 6 muaj. Hyrja dhe dalja e saj nga “Pallati i Zaevit” është përfolur si një hap i guximshëm, por nga ana tjetër ka pasur edhe nga ato të cilët kanë thënë se largimi i ASh-së nga koalicioni qeverisës është një veprim i nxituar. Sipas tyre është dashur që të vazhdohet me participimin në Qeveri për shkak të reformave.

Pikiërishtë, Aleanca e cila vendosi të largohet nga “Pallati Zaev” është dashur që të mbetet edhe mëtej nën këtë çati. Premtuan mbështetje për ligjet reformuese, por edhe të vulosnin ligjet reformuese të cilat po miratohen, ngadal por miratohen. Ndoshta, pikërishtë Aleanca do të jepte impuls që të përshpejtohen këto procese.

Pse? Për shkak se vetë lideri i ASH-së, Ziadin Sela luftonte sisitemin e VMRO-DPMNE-së të instaluar në 10 vjeçarin e qeverisjes së saj.

Në ngjarjet e 27 Prillit, Ziadin Sela ishte në “frontin” e parë nga ku edhe pësojë më keq nga të gjithë të lënduarit e kësaj ngjarje tragjike për demokracinë e vendit. Por edhe para kësaj ai ishte një nga ithtarët më të zënshëm të reformave. Ai deklaroi se për 100 ditë të Qeverisë reformatore do të miratohet Ligji për Gjuhën shqipe. Por, i njëjti nuk u miratua as në 100 ditëshin e parë, por as për 6 muaj, i njëjti ligj është paralajmëruar se do të miratohet gjatë këtij muaj. Me gjasa edhe do të miratohet pasi që ka ngelur vetëm se të votohet, por afatet e miratimit të së njëjtit janë tejkaluar.StrugaLajm

Sela i cili ishte më i zëshëm për reformat, por edhe i pari i “frontit” më 27 Prill në mbrojtje të demokracisë, pasi që u bë pjesë e Qeverisë në muajn qershor la përshtypje se harroi interesat e qytetarëve dhe zotimet e tij para tyre.StrugaLajm

“Inati” i tij për atë se cilën ministri do ta drejtoj Aleanca është dashur ta mënjanojë, ndërsa kryeministri Zaev është dashur që tu qëndrojë prapa premtimeve dhe të punojë në për harmonizim të qëndrimeve dhe jo në drejtim të ndarjeve dhe “largimit” të njerëzve.

Sela është dashur të jetë pjesë e reformave në miratimin e ligjeve, ligjit për ndryshime dhe plotësime në gjyqësor, ndryshimit dhe plotësimit të ligjit për Këshillin Gjyqësor, ligjit për administaratën publike dhe shumë ligjeve tjera.

është dashur të jetë pjesë e themelimit të sektorit të veçantë të Prokurorisë Themelore Publike i cili do të merret apostafat me ndjekjen penale të punonjësve në Ministrinë e Bredshme, më pas formimit të një sektori të veçantë të Avokatit të popullit si një mekanizëm për kontroll qytetarë dhe në shumë procese tjera të mëdha politike për vendin dhe rajonin.
Zhurnal.mk

In : Aktuale

Loading...
loading...