Çfarë ndodh nëse Katalonja shpall pavarësinë? A do të dërgojë Mbreti ushtrinë?

Mes thashethemeve se presidenti katalanas, Carles Puigdemont,  do të shpallë pavarësinë  të hënën, i gjithë opinioni ndërkombëtar po mendon c’do të thotë në ngjarje e tillë për Spanjën, transmeton Syri.net.

Shumica e parlamentit katalanas me sa duket mbështet propozimin e mundshëm të Puigdemont, por edhe vetë ai është i vetëdijshëm se një deklaratë e tillë nuk mund të sigurojë ndarje automatike nga shteti spanjoll.

Edhe pa marrë parasysh praktikat apo perspektivën spanjolle, mosnjohja totale ndërkombëtare për pavarësinë katalanase, sidomos  nga BE-ja, do të bënte të pamundur një ndarje të lehtë.

Ligji i tranzicionit gjyqësor për një republikë dhe kushtetutë katalanase do të fillonte me një raund konsultimesh me përfaqësuesit e shoqërisë katalanase, e ndjekur nga krijimi i një asambleje për të hartuar kushtetutën. Kjo do të zgjaste rreth gjashtë muaj.

I njëjti ligj lejon që katalanasit të mbajnë shtetësi të dyfishtë, do të siguronte që Katalonja të kontrollojë kufijtë e vetë dhe do të ofrojë një amnisti ligjore nga gjykatat spanjolle.  Ky ligj gijithashtu  do të miratonte dhe zbatonte shumicën e legjislacionit spanjoll.

Por gjithçka vihet në pikëpyetje, duke pasur parasysh se Spanja pritet të reagojë shumë ashpër ndaj deklaratës së pavarësisë.

Me një lëvizje drastike, Mbreti spanjoll mundet të vendosë një frenim afatshkurtër në shpalljen e pavarësisë, por është e pasigurt nëse ai dëshiron me të vërtetë të krijojë “të burgosur politikë” katalanas,.

Ka nga ata që pyesin nëse Madridi do të dërgonte ushtrinë për të penguar shpalljen e pavarësisë.

Sipas politologut Jesús Palomar policia spanjolle shkeli me dhunën e saj të drejtat themelore të qytetarëve dhe dërgimi i ushtrisë nuk do të ishte e habitshme.

Nacionalistët katalanas mund të mos kenë të gjitha kartat që u nevojiten tani për një deklaratë të suksesshme dhe të qëndrueshme pavarësie. Por kundërshtarët e tyre në Spanjë  janë të vendosur t’i ndalijnë me cdo kusht.

/Përshtati nga “The Independent”- Syri.Net/

Image

Image

Loading...
loading...











Loading…


loading…