Çfarë ndodhë me Ligjin për gjuhët nëse nuk dekretohet nga Ivanov?

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në një intervistë në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, tha se një veprim i tillë i Presidentit do të paraqiste një shkelje flagrante.

“Ivanov nëse vendos siç ka deklaruar se nuk e dekreton për herë të dytë, ai bën shkelje flagrante të Kushtetutës. Ai bën precedent në jetën politike në Maqedoni që nesër mundet çdokush mbi atë precedent cilindo qoftë ligj të ardhshëm të vendosë që mos ta dekretojë”, tha Xhaferi.

Ai po ashtu tha se ligjërisht Presidenti nuk do duhej të mundte ta bllokonte hyrjen në fuqi të këtij ligji.StrugaLajmStrugaLajm

“Republika e Maqedonisë është demokraci parlamentare. Procedurat dhe proceset ligjvënëse në instancë të fundit për rregullshmërinë e procedurës për miratim të ligjit janë kompetencë ekskluzive e Kryetarit të Parlamentit”, tha Xhaferi.StrugaLajm

Në këtë intervistë, Xhaferi flet edhe për marrëdhëniet me Nikolla Gruevskin dhe tensionet ndëretnike në Maqedoni.

Emisionin e plotë “Jeta në Kosovë”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

In : Aktuale

Loading...
loading...