Çfarë po ‘gatuhet’ në LSDM dhe BDI pas dorëheqjes së ministrit të Drejtësisë

Çka po ‘zihet’ në LSDM dhe BDI pas dorëheqjes së ministrit të Drejtësisë

Partnerët e koalicionit nuk komentojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Bilen Saliji. Sipas tyre bëhet fjalë thjeshtë për akt moral të Salijit në të cilin subjektet nuk ndërhyjnë.

Të pyetur zyrtarisht, nga Alsat-M, nga BDI theksuan se do të prononcohen pas mbledhjes së kryesisë qendrore, ndërkaq nga LSDM-ja theksuan shkurt se përshëndesin veprimin e Salijit. Vetë ministri në mohon se dorëheqja e tij i paraprinë paralajmërimeve të kryeministrit Zoran Zaev për rikonstruim të Qeverisë dhe zgjerim të shumicës parlamentare. Saliji shton se nuk është përgjegjësi e tij të komentojnë nëse dikasteri i mbetet ose jo BDI-së.StrugaLajmStrugaLajm

“Për këto vendos lideri i BDI-së bashkë me partnerët e koalicionit, kështu që pyetjen adresoni atje. Në pamundësi dhe mungesë të kompetencave të ministrit të Drejtësisë që drejtpërdrejtë të ndërhyjë në punën e Prokurorisë dhe organeve të tjera gjyqësore, unë e vlerësova si të nevojshëm aktin e tillë i cili është vetëm moral dhe personal”, deklaroi Bilen Saliji, ish ministëri i Drejtësisë.StrugaLajm

Saliji ditë më parë nga Qeveria njoftoi dorëheqjen e tij për shkak të, sic theksoi obligimit moral që e ndjenë pas rikualifikimit të veprës në rastin e Almir Aliut nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”. Megjithatë dorëheqja e tij në opinion u cilësua si jo e sinqertë për faktin se vjen para rikonstruimit të paralajmëruara tashmë disa muaj nga kryeministri Zaev. Këto zëra i mohon edhe Qeveria e cila thotë se për rikonstruimin do të prononcohet kryeministri. Nga ana tjetër, nga BDI nuk japin detaje nëse dorëheqja e Salijit vjen mu për shkak të akuzave nga opinioni dhe ekspertët për ngecje të reformave në sistemin gjyqësorë dhe si pasojë e llogaridhënies që kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka kërkuar nga çdo funksionar i kësaj partie.

In : Aktuale

Loading...
loading...