Çfarë po i “vret”shqiptarët

Në fund të Gushtit, një raport i KLSH nxorri në pah se AKU nuk kontrollonte dot 1/3 e produkteve që hyjnë në Shqipëri e tregtohen në supermarkete e dyqane.

Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” monitoroi për disa ditë mënyrën e tregtimit të produkteve, që kërkojnë kushte frigoriferike. Kosi dhe produkte të tjera mbaheshin në tokë e jashtë frigoriferëve. Qytetarja pyet se përse mbahen në këto kushte prodhime që duhet të ishin në frigorifer. Përgjigja më e shpeshtë ishte se bëhej fjalë për produkte që sapo kishin mbërritur. Më pas ndalemi në fabrikën e reçelit dhe konservave “Osumi”, ku kushtet e punës me produktet ushqimore dhe niveli i higjenës të lenë pa fjalë.

Në emisionin “STOP” janë denoncuar me imazhe nga qytetarët shumë raste, ku shfaqet hapur pasiguria për produktet ushqimore. Në imazhe shfaqen bubureca në bukë, domate të çelura nga brenda, orizi që ka krimba të gjallë brenda paketimit, kos frutash të mykura etj. Gjithashtu një video shfaq një qytetar që merr qumështin nga furgoni për ta përdorur në pastiçeri, ndërkohë që nuk ka kushtin më minimal të higjenës.

Ndaj kamera e fshehtë e emisionit “STOP” ka monitoruar për disa ditë rresht supermarkete e dyqane për të parë mënyrën e trajtimit të produkteve që konsumohen përditë dhe që kanë nevojë për kushte specifike. Por ajo çka doli në pah është absurde, pasi në temeperatura shumë të larta, produktet që duhet të ruhen në frigorifer me temperatura të përcaktuara në ambalazh, “dergjen” nëpër dyshemetë e dyqaneve dhe supermarketeve. Dhe si të mos mjaftonte kjo, të pyetur nga “qytetarja” se përse janë lënë në atë mënyrë, shitësit janë justifikuar me faktin se sapo kanë mbërritur, ndërkohë që ato mund të kenë shumë ditë në ato kushte, ndërsa disa të tjerë kanë pranuar haptazi se në këtë mënyrë i mbajnë gjithmonë.

Dita 1

Marketi 1

Qytetarja – Goca, më fal të të pyes për dicka?

Punonjësja – Po!

Qytetarja – Këto produktet, që janë lënë aty, nuk ka ndonjë problem? Që janë lënë pa frigorifer?

Punonjësja – Kush produkte?

Qytetarja – Ja kosat e frutave, gjalpi…

Punonjësja – Aty i kemi mbajtur gjithmonë.

Qytetarja – Po besoj që është problem sepse ne që i konsumojmë. Aty thotë 2 deri në 5 gradë. Gjithsesi, nuk më duket normale që sallami të lihet në këto temperatura.

Market 2

Qytetarja – Më fal goca, po këto kosat, që keni lënë në tokë, nuk është problem? Që s’janë në frigorifer?

Punonjësja – Ai kosi, që ka ardh, sapo ka ardhur tani edhe…

Qytetarja – Se kam merak, kur I shof kështu njëherë.

Market 3

Qytetarja – Ato nuk duhet të rrinë (kosi) pa u futur në frigorifer.

Punonjësja – S’ka problem. Edhe mund të rrinë, sepse dje kanë ardhur.

Qytetarja – 2 deri në 8 gradë, ndërkohëqë është 40 gradë. Prandaj helmohemi ne, se bëhen nga këto gjëra.

Marketi 4

Qytetarja – Më fal, ato kosat nuk duhet të lihen në tokë. Duhet të futen në frigorifer!

Punonjësja – Ka ardhur furnizimi dhe…

Market 5

Qytetarja – Këto kosat, si rregull e kanë, që duhet të rrinë në frigorifer dhe jo në tokë.StrugaLajm

Punonjësja – Tani kanë ardhur nga funizimi.

Qytetarja – Të ruhet 3 deri në 6 gradë. Eshtë 40 gradë temperatura.

Dita 2

Marketi 1

Qytetarja – Goca unë blej gjithmonë këtu dhe kam ngritur shqetësimin, që këto produktet duhet të futen në frigorifer. Edhe më the, që sa ka ardhur furnizimi.

Punonjësja – Nuk të thashë, që sa ka ardhur furnizimi. Të thashë, që aty i lejmë gjithmonë. Edhe gjalpin edhe kosin.

Qytetarja – Nuk duhet të rrinë.

Market 2

Qytetarja– Kam vënë re, që këto kosat rrinë gjithmonë këtu jashtë.

Punonjësja– Ku t’i lëmë?

Qytetarja – Në frigorifer.

Punonjësja – Ja pra, i ke në frigorifer.

Qytetarja – Po këto? (janë në tokë)StrugaLajm

Punonjësja – Si?

Qytetarja – Këto, që janë këtu?

Punonjësja– S’ka vënd.

Qytetarja – Po këto nuk duhet të rrinë pra, se thotë, të ruhen në frigorifer. Dhe kanë një temperaturë të caktuar.

Punonjësja – Mos merr nga ato, që rrinë aty pra, merr nga këto, që janë në frigorifer.

Qytetarja – Po mirë! Kjo, që rri këtu, a do futet në frigorifer në momentin, që është i prishur?

Market 3

Qytetarja – Goca mundem?

Punonjësja – Po!

Qytetarja – Unë kam ngritur një shqetësim para disa ditësh, për këto produktet, që rrinë kështu.

Punonjësja– Për cilat?

Qytetarja – Për këto.

Punonjësja– Tani, sa ka ardhur furnizimi.

Qytetarja – E njëjta gjë më është thënë edhe atë ditë.

Market 4

Qytetarja –  Më fal, mund të pyes për dicka? Këto kosat, që rrinë këtu, nuk është problem? Duhet të jenë në frigorifer.

Punonjësja – S’ka problem.

Qytetarja – Sepse thotë: temperatura 2 deri në 6 gradë.

Punonjësja – N.q.s do në frigorifer, ke edhe këtu.

Qytetarja –Shumë mirë, këto do futen në frigorifer dhe mund të futen të prishur.

Ndërsa në fabrikën e reçelit dhe konservave “Osumi” kamera e fshehtë e emisionit “STOP” shfaqi  kushtet e punës me produktet ushqimore dhe niveli i higjienës që lënë shumë për të dëshiruar.

Qytetarja –Si ia kaluat? Mirë? E gjetëm më në fund, (adresën) se vajtëm deri në fund të rrugës.

Menaxheri– Besoj, jeni interesuar për punë?

Qytetarja– Po, për punë.

Qytetarja – Jemi të dyja kunata.

Menaxheri– Njëra do vijë (në punë). Jeni kunata, njëra do vijë. Meqë jeni kunata, njëra do vijë.Pse? Do them edhe pse.

Qytetarja – Po!

Menaxheri– Tani, të tëra bëhen gjashtë punëtore. Unë jam.., nuk jam pronari, jam menaxheri. Tani po e nisim me gëzime, ke një gëzim, ke një dasëm, do ikni të dyja, njëra…Puna fillon në 9 (e mëngjezit) me pesë e gjysëm.(mbasdite)

Qytetarja – Po, e kemi lexuar atë.

Menaxheri– Normalisht, pushimi drekës. Paga 195 mijë(lekë të vjetra), plus siguracionet i paguan pronari.

Por ajo që u vu re gjatë kamerës së fshehtë në fabrikën “Osumi”, përveç kushteve të punës, ishte një vajzë që punonte aty, e cila ishte minorene, pasi ishte nxënëse e klasës së tetë.

Por si mundet që sot të ketë standarde të tilla, parashtrohet pyetja në emisionin “STOP”.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk arrin të garantojë sigurinë ushqimore në vend. Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka gjetur një sërë shkeljesh dhe parregullsish, që lidhet me mungesën e inspektimeve dhe kontrolleve për produktet që shiten apo ato që hyjnë në tregun tonë. Një ndër shkeljet është mungesa e inspektimeve për biznese e reja që hyjnë rishtaz në treg. Probleme janë evidentuar edhe te kontrolli i produkteve joshtazore të importuara në vendin tonë.

Në raport thuhet se  rreth 1/3 e produkteve të hyra në Shqipëri nuk janë monitoruar!/tvklan.al

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/cfare-po-i-vret-shqiptaret-433481/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

In : Aktuale

Loading...
loading...