Çifti shqiptar gabon destinacionin me navigacion në Gjermani për 800 kilometra

Një çift bashkëshortor shqiptar, e ka ngatërruar vendbanimin gjerman Kappeln në Nordpfalz me Kappeln në afërsi të Kielit. Mesnatën e së enjtes, një banorit në afërsi i kishte rënë në sy një veturë e dyshimtë me gjithë udhtarët.
Ai menjëherë e ka alrmuar policinë gjermane në Lauterecken, shkruajnë mediat gjermane, përcjellë Shtegu.com. Në vendngjarje ka ardhur një patrullë policore, ku ka takuar një çift bashkëshortor shqiptar. Pavarësisht vështirësive të komunikimit, situata ka mundur të sqarohet shumë shpejt. Si duket, navigacionit në veturë ata ia kanë dhënë vendbanimin e gabuar.
Çifti është dërguar në stacionin policor, ku kanë kontaktuar me vajzën e tyre dhe më pas policia e ka shënuar adresën e saktë në navigacion. Pas kësaj, ata kanë mundur ta vazhdojnë rrugën e gjatë edhe 744 kilometraStrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...