Cilët do të jenë të besuarit kërçovarë të Ali Ahmetit në qeveri!

Bekim Adili
Situata aktuale në këtë vend ka prodhuar një realitet të ri,i cili në krahun tonë politik në pozicion më delikate ka vendosur  BDI-në,jo vetëm për faktin që për herë të parë nuk mund të hyjë e vetme në qeverisje,aq sa shqetsimi saj mund të jetë më i madhë për liderin e saj zotin Ahmeti,nga kërkesa e ndërkombëtarëve por dhe nga vendimi LSDM-së,që në qeverisje nuk do ti pranohen kuadro të dyshuara e të vërtetuara nga përgjimet se mund të kenë afera korruptive.Në këtë rast pesha më e madhe në ruajtjen e një kompaktësie mes grupeve në BDI,bjen mbi Kryetarin Ahmeti,i cili do të përballet me kërkesat nëpërmjet të cilave duhet të kënaq të gjithë nga njëra anë dhe për të bërë përzgjedhjen që duhet e që mund të sjell freski në strukturat e saj nga ana tjetër.Një pritshmëri  e hershme nga anëtarsia,e cila në masë të madhe kërkon që të ketë ndryshime të personazheve në qeverisjen  qëndrore si dhe në strukturat partiake.Këto ndryshime kadrovike për liderin Ahmeti,imponohen në një moment kur domosdoshmërisht duhet të marr në konsideratë edhe betejën e zgjedhjeve lokale në qytetin e tij,ku mbi të gjitha këtu kërkohet vendosja e peshores perfekte në gjetjen e balancave politike,për të arritur unitetin e domosdoshëm, nëse vërtet duam që të ruajm fitoren e arritur në vitin 2013.
Nëse i referohemi pozicionit që kanë patur të besuarit e Kryetarit Ahmeti nga Kërçova,i bjen që që në kombinim për ruajtjen e postit të zëvendës Kryeministrit apo të një nga dikastereve më të rëndësishme të jetë Fatmir Limani,një personalitet i dëshmuar e që konsiderohet si një aset i çmuar e i besueshëm e që mund të sjell qeverisjen e dorës së hekurt që kërkonë drejtësia, një emrim i cili do të ndikonte pozitivisht edhe në ndryshimin e strukturave partiake,një pozicion nëpërmjet të cilit padyshim ruajtja e fitores së Komunës të Kërçovës do të ishte më e sigurtë.
Emra tjerë të cilët qarkullojnë si variant i mundshmë për tu pozicionuar në qeverisjen qëndrore nga Kërçova janë Adem Karaga,të cilit subjekti mund ti shpërblej pozicionin e deputetit që nuk arriti të fitojë me një postë qeveritarë, çka zgjedhja e tij i shërben edhe kërkesës që ka krahu i luftës për tu përfshir në qeverisje ,emri tjetër është i regjizorit Qëndrim Rijani,të cilit i mungon eksperienca politike,por jo edhe trofet e fituara në fushën e tij,profesionalizëm me të cilin mund të pasurojë jetën kulturore në hapsirat shqipëfolëse si dhe Kreshnik Bekteshi i dëshmuar në veprimtarin e tij,si promotor ekonomik,me një ekperienc që sjell nga perëndimi dhe lidhjet që ka krijuar me organizma ndërkombëtare, mund ti shërbej zhvillimit ekonomik të munguar në trevat tona.
Që lëvizja e gurëve të shahut të kënaqi palët dhe vendosja e tyre ti shërbej betejës së zgjedhjeve lokale për Kërçovën,Kryetari Ahmeti gjithashtu duhet të mendojë për të synuar marrjen e të paktën dy drejtorive më të fuqishme, ku e para padiskutim është ELEM e që pas kësaj vijnë Doganat, Drejtoria e të Hyrave Publike e Telekomi.
Kjo përzgjedhje e këtyre kuadrove të reja në qeverisjen qëndrore dhe një kombinim mes tyre dhe disa kuadrove të pranueshëm në nivel lokal,që do të mund të merrnin drejtimin e degës së  këtij subjekti,do të ishte një nga zgjedhjet më të mira që mund të ndërmarr Kryetari Ahmeti sa i takon situatës në Kërçovë.Ky variant në bindjen time dhe për aq sa njohë situatën e qytetit tim,do të shmangte inatet e brendshme dhe do të krijonte një klimë pozitive e unifikuese për të ruajtur fitoren e Komunës së Kërcovës.
Meqë koha po fillon numrimin mbrapsht,e ku bisedat e kafenes shumë shpejt do të shëndrrohen në debate brenda strukturave dhe në forume të ndryshme apo të debateve mediatike,zgjodha për të hedhur një ide,e cila nëse nuk përqafohet nga palët,të paktën shpresoj që të hapë një debat real mes tyre,si rruga më e mirë për të arritur suksesin të cilin e kërkojmë të gjithë,e që mbi të gjitha lidhet me ruajtjen e asaj që ne e konsiderojm si një fitore historike të vitit 2013,një aktë i cili na obligon për ta mbrojtur këtë triumf,si një obligim që na vjen sa nga e kaluara jonë e mbushur me sakrificë  po aq e lavdishme dhe si një detyrim që duhet të ndjejm edhe ndaj të ardhmes të fëmijëve tanë,që perspektivën e tyre,të mund ta ndërtojnë në tokën që na lanë amanet të parët,në mënyr që të mbajm të ndezur zjarrin e pashuar në votrat tona shekullore. (ina-online.net)
PicsArt_05-21-02.33.17-640x640
StrugaLajmStrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...