ÇKA PO ZIHET NË MAQEDONINË VERIORE?

Duke marrë pyrasysh faktet, se:

  • një diplomat i huaj, vite më parë ka deklaruar se: “në çdo shtet ka mafia, ndërsa në Maqedoni mafia ka shtet”;
  • në qytetin e Kumanovës në Maqedoni është zbuluar qendra më e madhe në rajon, e cila ka fabrikuar lajme të rrejshme, të cilat i ka përhapur në gjithë botën përmes dhjetëra portaleve të saj;
  • në qytetin e Velesit në Maqedoni, dyshohet të ketë funksionuar qendra më e madhe e propagandës (luftës kibirnetike), nga e cila shërbimet e huaja sekrete kanë ndërhyrë në proceset zgjedhore në shumë shtete të botës, mes tyre edhe në zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA;
  • para afër një viti në Maqedoni është zbuluar fabika më e madhe e drogave sintetike në Evropën Juglindore, sigurisht e lidhur me interesat e shumë grupeve kriminale, jo vetëm vendore por edhe ndërkombëtare;
  • shumë analistë politikë me ndikim dhe ekspertë të çështjeve të sigurisë, kanë deklaruar se në Maqedoni të gjitha shërbimet sekrete më të fuqishme të botës i kanë instaluar shumë vite më parë filialat e tyre, duke e shndërruar këtë shtet në qendër rajonale të spiunazhit;

Turbulencat e fundit, në prag dhe mes dy cikleve zgjedhore të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë Veriore (21 prill – 5 maj 2019) sigurisht që nuk janë të rastësishme, prandaj, qytetarët dhe sidomos faktori politik shqiptar duhet të ketë tepër kujdes që të mos bëhen pre e këtyre rrjeteve dhe propagandave të tyre, të nxitura, koordinuara, përkrahuara dhe financuara nga këto agjentuara të huaja.

Duke pasur parasysh këtë gjendje dhe këto tendenca, sidomos për dëmtimin e interesave të popullit shqiptar, dhe jo vetëm, apelojmë për rritje të vigjilencës, kujdes maksimal dhe luftë pa kompromis kundër këtyre propagandave, të cilat nuk ua duan të mirën shqiptarëve, as shtetit tonë të përbashkët të Maqedonisë Veriore dhe as proceseve integruese dhe zhvillimore në Ilirikun (Ballkanin) Parëndimor.

(25 prill 2019)


Loading...
loading...