Çmimet në mars më të larta për 2,5 për qind

Shpenzimet e jetesës në mars të këtij viti, në krahasim me marsin e vitit 2016, shënojnë rritje prej 0,6 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë rritje për 2,5 për qind, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë. Sipas të dhënave të publikuara në mars të këtij viti shpenzimet në krahasim me muajin e kaluar janë më të larta për 0.5 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 1,4 për qind.

Rritje të indekseve të shpenzimeve të jetesës në mars të vitit 2017, në krahasim me muajin e kaluar, është vërejtur tek frutat e freskëta dhe të ftohta për 7,3 për qind, tek duhani për 2,6 për qind, pijet joalkoolike për 0,8 për qind, produktet e tjera të furrës për 0,7 për qind, qumështi, frutat e thata dhe produktet e arrave për 0,6 për qind, perimet e thata, perimet tjera të konservuara dhe të përpunuara për 0,5 për qind, frutat e ngrira për 0,4 për qind, mielli dhe drithërat tjera për 0,2 për qind.

Në mars, edhe një rritje e Indeksit të çmimeve të jetesës është regjistruar edhe në transportin ajror të pasagjerëve për 24,2 për qind, shërbimet spitalore për 6,6 për qind, pastrimin, riparimin dhe huazimin e veshjeve për 6,2 për qind, shërbimet me telefon dhe faks për 5,9 për qind, shërbimet veterinare dhe të tjera për kafshët shtëpiake për 4,4 për qind dhe shërbimet paramjekësore për 4,3 për qind, pajisjet për sport, kampingu dhe rekreacioni në natyrë për 3,8 për qind, aranzhmanet turistike për 2,5 për qind, shërbimet tjera për pajisje për transport publik për 1,9 për qind, biçikletat për 1,3 për qind, shërbimet për mirëmbajtjen e banesave dhe shërbimet kulturore për 0,9 për qind, shërbimet dentare me 0.6 për qind, lëndët djegëse të lëngshme për familjet për 0,5 për qind, gazi për familjet, pajisjet e vogla elektrike, lëndët djegëse të lëngshme dhe lubrifikantë si pjesë e pajisjeve për pajisjeve për transportin personal , pajisjet informatike, librat dhe shërbimet hotelerike për 0,4 për qind, qilimat dhe mbulesat tjera për dysheme dhe tekstilet shtëpiake për 0,3 për qind, materiale për mirëmbajtjen dhe riparimin e banesës, mobiliet për amvisëri, produkte të tjera mjekësore, shërbimet dhe artikujt e higjienës personale dhe shëndetit për 0,2 për qind.StrugaLajm

Ulje të Indeksit të Çmimeve të jetesës në muajin mars të vitit 2017, krahasuar me muajin e kaluar, është regjistruar në perimet e freskëta dhe të ftohta, përveç patateve për 3,6 për qind, peshku dhe prodhimet e detit për 1,4 për qind, orizi dhe patatet për 0,9 për qind, jogurti për 0,5 për qind, drithërat, peshku dhe ushqimet e detit për 0,3 për qind, mishi, djathi dhe gjiza, gjalpi dhe yndyrat, produktet tjera ushqimore dhe pijet alkoolike për 0,2 për qind.StrugaLajm

Ulje e indeksit të shpenzimeve të jetesës është regjistruar edhe tek pajisja për telefonat fiks për 4,5 për qind, pajisjet për pastrim dhe mirëmbajtje të amvisërive për 1,5 për qind, veshjet, pajisjet fotografike dhe kinematografike dhe instrumentet optike dhe shërbimet tjera, enët e qelqit, set kuzhine dhe pajisje të tjera shtëpiake për 0,6 për qind, ilaçet për 0,5 për qind, pjesët rezervë dhe pajisjet për transport personal për 0,3 për qind dhe këpucët për 0,2 për qind.

In : Aktuale

Loading...
loading...