COPËTIMI I VIZIONIT TË SHQIPTARËVE


Shkëlzen HALIMIStrugaLajm

Gjithë ajo zallamahi që i ndodhi shoqërisë shqiptare në Maqedoni, impononte hapjen urgjente të debatit gjithëpërfshirës me temë: çfarë në fakt duan shqiptarët! Pra, ishte koha që shqiptarët të zgjohen, të hapin dritaren dhe portën e kullës së tyre, dhe botën ta shohin në sy. Nevoja për një analizë konkrete ishte më se e domosdoshme për të arritur te e vërteta.  Rruga e rinjohjes së shqiptarëve do të ishte përplot me ngjarje dhe argumente të dhembshme, me të vërteta edhe më të dhembshme. Pra, duhej hapur dosja dhe të shihej se çfarë në fakt kishte ndodhur dhe kush ishin ata që vetvetes ia garantuan lirinë që ta turbullojnë mbamendjen e shoqërisë shqiptare. Ishte fakt i pakontestueshëm se vizionin e shqiptarëve e copëtuan personalitete që e keqpërdorën besimin, arsyen, historinë, fenë dhe mbi të gjitha votën. Rruga qorre që ata e trasuan ishte rrugë që lëkundej nën këmbët e shqiptarëve, që prodhonte frikë dhe konfrontim midis tyre, e që ishte një konfrontim absurd pasi nuk pati përmbajtje. Ishte thjeshtë konfrontim i kotë, por që shfrytëzohej për shumëzimin e dukurive negative që u mvisheshin karshi të tjerëve. StrugaLajm

Një vizion i gjymtë assesi nuk do ta stabilizonte rrugën nga lëkundjet tektonike që bëjnë kanalizimin e energjisë shqiptare në marrjen me vetveten. Sepse, koncepti i elitave politike ishte: “fajtori është midis nesh”. Prandaj, duhej futur në lëvizje vetëbesimin e humbur, i cilin së pari duhej kthyer midis shqiptarëve dhe pastaj do të vinte faza e riparimit të vizionit të copëtuar, e dëshmisë se çështja shqiptare ka vetëm një të vërtetë, e cila ishte ndërtuar brez pas brezi dhe në kohë me shumë të panjohur. Faza tjetër do të ishte vënia në lëvizje e gjithë potencialit intelektual që është trajtuar si i papërdorshëm. Elitave politike duhej thënë se e tepruan duke e kopjuar njëra tjetrën dhe se është koha që secili ta gjejë vendin e vet. Ishte e domosdoshme të pastrohet oborri i shqiptarëve, për t’u treguar të tjerëve se janë shoqëri serioze.

In : Aktuale

Loading...
loading...